Favorizuan biznesmenin për të hequr barrierat për të hapur rrugë për në karburantin e tij/ Gjykata e Durrësit liron zyrtarët e ARRSH-së

22 Tetor 2020, 16:45| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 19:12

  • Share

TIRANË-Gjykata e Durrësit lë të lirë zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar që favorizuan biznesmenin, Mustafa Koka (në kërkim) për të hequr barrierat për të hapur rrugë për në karburantin e tij.

“Detyrim paraqitje” ka caktuar gjyqtari Petraq Çurri për tre të arrestuarit Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç ndërtues dhe Astrit Zenelaj, 56 vjeç,  drejtor i drejtorisë ARSH-se si dhe Dhurata Lazaj 55 vjeçe inxhiniere pranë së njëjtës drejtori. Masa e sigurisë u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e medias.

Ndërkaq me herët gjatë vlerësimit dhe caktimit të masës së sigurisë  5 nga 6 të arrestuarit e policisë u lanë të lirë me ‘detyrim paraqitjeje’, ndërsa njëri nga inxhinierët u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Operacioni për arrestimin  zyrtareve nisi një javë më parë ku prokuroria e Durrësit kërkoi ekzekutimin e urdhër ndalimeve për 9 persona, 7 prej të cilëve inxhinierë dhe zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor dhe 2 ndërtues. Funksionarët dhe specialistët publikë akuzohen për “shpërdorim detyre”,  “dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm”.

Ndërtimi i një karburanti në aksion rrugor “Plepa-Kavajës” dhe miratimi i një leje për hyrje-dalje në rrugën kryesore, solli arrestimin e tyre, të cilët më pas me vendim gjykate u lanë në detyrim paraqitje. Mustafa Koka, sipas burimeve të policisë është ndërtuesi i karburantit në rrugën kombëtare që lidh zonën e Plepave me Kavajë. Burimet thanë se për këtë karburant ai është shpronësuar me mbi 200 milion lekë të vjetra nga ARRSH, pasi sipërfaqen e truallit dhe karburantit ia kapte plani për zgjerimin e rrugës. Por nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, Mustafa Koka, dhe me ndihmën e zyrtarëve të ARRSH-së, ai ka prishur barrierën mbajtëse të rrugës, duke krijuar hyrje-dalje në rrugën kryesore të paligjshme.

Ky veprim është kryer me argumentin se sipërfaqja e tokës ku është ndërtuar rruga, vijonte të ishte e biznesmenit Mustafa Koka, kur në fakt nga verifikimi i dokumentacionit, ky i fundit rezultonte të ishte shpronësuar nga ARRSH-ja, disa vite më parë. Prishja e barrierës së rrugës nga biznesmeni Koka, është kryer pasi disa metra më larg ai ka ndërtuar një karburant tjetër.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?