Faza e fundit e punimeve në rrugën e 'Durrësit', bashkia plan masash për lëvizjen e automjeteve

15 Gusht 2020, 12:11| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 12:14

  • Share

Punimet në rrugën e 'Durrësit' në Tiranë kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit, ndërkohë që bashkia ka bërë një plan masash për lëvizjen e automjeteve. Për shkak se po kryhet lidhja e rrjetit nga kryqëzimi të ish “Kafe Flora” deri te sheshi “Skënderbej”do të ketë kufizim të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga  kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli”.

Për mbarëvajtjen e punimeve bashkia në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe atë të shtetit, kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.

Për këtë periudhë, qarkullimi i automjeteve do të bëhet:

a)     për Unazën e Vogël,  lidhja e rrugës së Durrësit me sheshin “Skënderbej”, punimet do të kryhen vetëm natën, jo me bllokim të plotë të Unazës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të jetë i lirë në Unazën e Vogël, rruga “Ded Gjo Luli”.

b) rruga “Durrësit” dhe rruga “Mine Peza”, segmenti i saj nga rruga “Fortuzi” deri te lidhja me “Unazën e Vogël”, do jenë plotësisht të bllokuara dhe me ndalim qarkullimi për një periudhe disa ditore.

Linjat e transportit publik që qarkullojnë në rrugën e “Durrësit” dhe rrugën “Mine Peza” aktualisht do të devijohen për në rrugën “Asim Vokshi”, me vijim në bulevardin “Zog I”, si dhe drejtimi i tyre qendër për në rrugën “Dritan Hoxha” do të devijohen në rrugën e “Barrikadave”, me vijim në rrugën “Asim Vokshi”. 

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Krahas investimeve për rrugët e reja, Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve me materiale sipas standardeve më të larta.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?