KUKËS- Një ditë votimi në Kukës, por vetëm për kandidatët të cilët demokratët e këtij qarku duan t'i reshtojnë përballë socialistëve ne zgjedhje.
Partia Demokratike ka hyrë këtë të premte zyrtarisht në fazën e tretë të përzgjedhjes së kandidatëve. Prej orës 10 demokratët e Kukësit votuan për 17 kandidatët e ndarë sipas 3 degëve, të Kukësit, Tropojës dhe Hasit.
Nga afër këtë proces e ndoqi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili ndërsa vlerëson përzgjedhjen e kandidatëve të selisë blu nga anëtarësia, shprehet se kundërshtarët socialistë e kanë lënë në dorë të krimit përzgjedhjen e emrave me të cilët do të jenë përballë në zgjedhje.
"Sot Partia Demokratike nis fushatën elektorale me një hap të madh për fitoren e thellë të Partisë Demokratike, me hapin e përzgjedhjes së ekipit më të mirë me të cilën ne do t’i prezantohemi qytetarëve.Sot, qytetarët shqiptarë me këtë proces që e nisim nga Kukësi, kanë mundësinë të shikojnë dallim midis një partie, Partisë Demokratike, që përzgjedhjen e kandidatëve ia beson qytetarëve dhe anëtarëve të saj dhe partisë së kryeministrit në ikje, që kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij", tha ndër të tjera Bardhi.
Të shtunën do të jetë anëtarësia e PD në Dibër ajo që do të përzgjedhë kandidatët për deputetë. Ndërsa në Kukës vihej re largimi i Flamur Nokës për t’iu bashkuar listës së Tiranës, lista e Dibrës nuk ka surpriza. Në të përfshihen ish kryebashkiakë, ish deputetë të Partisë Demokratike të dalë nga zgjedhjet e kaluara, por edhe njerëz aktivë të strukturave të demokratëve në këtë qark. Report Tv zbardhi edhe listën e plotë me emrat për të cilët demokratët e Dibrës do të votojnë për listën finale të kandidatëve për deputëtë.
Rrnofte Flamur Nuk ki kryeministri i Shqipnise ka me kandidu ne Tirane e ka me fitue
PërgjigjuKryevagabondi i pd leshelis me molotov ne dore Flamur Herman Geringu duke djegur deren e kryeministrise gjate pordhestes se opozites rrugore dhe duke hyre me force ne Drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e naziskineve te mamurrasit qe i komandon do mare pergjigjen spektakolare nga populli i Tiranes ne 25 prill 2021 duke e nxjerre nje here mire kete horr nga parlamenti.