Një grup kriminal i hakerëve rusë qëndron prapa sulmit kibernetik që ka shënjestruar kompaninë më të madhe në botë për përpunimin e mishit JBS, tha Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
Në njoftimin e atyre FBI, theksoi se ata janë duke u angazhuar që ta sjellë para drejtësisë grupin e hakerëve REVil, I njohur ndryshe edhe si Sodinokibi është një nga grupet më kriminale dhe fitimprurëse kibernetike në botë.
Rrjetet kompjuterike të kompanisë JBS u pirateruan, duke bërë që disa operacione në Australi, Kanada dhe SHBA të mbyllen përkohësisht.
“Ne e kemi fajësuar për sulmin ndaj kompanisë JBS, REVil dhe Sodinokibi dhe po angazhohemi fuqishëm për t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë”, tha deklarata e FBI-së.
Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do ta ngritë çështjen e sulmeve kibernetike në takimin me presidentin rus, Vladimir Putin, që pritet të mbahet më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.
“Shtetet e përgjegjshme nuk strehojnë kriminelë kibernetikë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Dyshime të ngjashme u ngritën edhe më herët pasi nga një sulm i hakerëve muajin e kaluar, u detyrua mbyllja e përkohshme e tubacionit më të madh të karburantit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana e saj, Rusia tha të mërkurën se do të ishte e hapur ndaj çdo kërkese të SHBA-së për ndihmë në hetimin e sulmit kibernetik.
Në muajin prill, administrata e presidentit Biden njoftoi një seri veprimesh, përfshirë sanksione kundër Rusisë, për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e SHBA-së më 2020, për ndërhyrjet e vazhdueshme në Krime të Ukrainës dhe sulmin kibernetik ndaj agjencive qeveritare dhe kompanive amerikane.