FBI arreston një të dyshuar për publikimin e të dhënave amerikane për planet e Izraelit për sulm kundër Iranit

13 Nëntor, 21:05| Përditesimi: 13 Nëntor, 21:07

  • Share

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur aktakuzë kundër një personi të dyshuar për zbulimin e të dhënave shumë të klasifikuar të SHBA-së në lidhje me planet e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit, raportuan mediat amerikane të mërkurën.

Aktakuza ndaj Asif W. Rahmanit u ngrit në fillim të këtij muaji për transmetimin e qëllimshëm të të dhënave të mbrojtjes kombëtare.

Ai u arrestua më 12 nëntor në Kamboxhia nga FBI-ja dhe pritet të paraqitet para gjykatës në Guam.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se ai ishte i punësuar nga Qeveria e SHBA-së.

Sipas një personi të njohur me punësimin e tij, ai ishte i punësuar nga CIA.

Ky punësim i dha atij leje sigurie të nivelit të lartë dhe i mundësoi qasje në të dhëna të ndjeshme.

Gazeta New York Times, që e raportoi e para për këtë, tha se Rahman u akuzua për një shkelje që lidhej me publikimin e të dhënave të inteligjencës amerikane në Telegram në mes të tetorit.

Dokumentet e publikuara nga ai përfshinin planet e Izraelit për lëvizjen e municioneve dhe ushtrimet e Forcës Ajrore Izraelite që përfshinin raketa tokë-ajër./REL

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?