Bota

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Trump! Kërkonte t’i hiqej non grata Berishës

22 Gusht, 15:25| Përditesimi: 22 Gusht, 17:14

  • Share

FBI ka bastisur banesën e John Bolton, ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, i cili sot është kthyer në një nga zërat më kritikë ndaj presidentit amerikan. Sipas asaj që ka raportuar shtypi amerikan, bastisja nga agjentët federalë është pjesë e një hetimi mbi sigurinë kombëtare, i urdhëruar nga drejtori i FBI-së, Kash Patel.

Kontrolli është kryer në orën 7 të mëngjesit në shtëpinë e Bolton në Bethesda, Maryland. “ASKUSH nuk është mbi ligjin… agjentët e FBI-së në mision”, ka shkruar Patel në një postim enigmatik në X pak pas nisjes së operacionit.

Bastisja e banesës së Bolton vjen në kuadër të një hetimi mbi menaxhimin e dokumenteve të klasifikuara, ndërkohë që administrata Trump ka ndërmarrë masa për të shqyrtuar veprimtarinë e disa figurave të dyshuara si kritike ndaj presidentit.

Bolton, për 17 muaj, ishte këshilltari i tretë për Sigurinë Kombëtare i Trump dhe është përplasur me të për çështjen e Iranit, Afganistanit dhe Koresë së Veriut. Hetimi lidhet me disa dokumente të klasifikuara që Bolton dyshohet se i ka përfshirë në librin e tij të shkruar pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, “The Room Where it Happened”, i cili sipas zyrtarëve ka zbuluar informacione sekrete.

Por, Bolton është një emër i njohur edhe për shqiptarët. Vetëm 2 muaj më parë, ai doli në skenë si ‘avokat i zellshëm’ i Sali Berishës, duke e cilësuar “të padrejtë” shpalljen non grata të ish-kryeministrit nga SHBA dhe duke kërkuar që ky vendim të rishihej nga administrata Trump. Madje media e familjes Berisha e ‘trumbetonte’ me të madhe deklaratën e tij. Por, para se të shqetësohet për të tjerët, Bolton duhet të kujdeset fillimisht për veten pasi tashmë është në vështirësi dhe do duhet të përballet me drejtësinë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • jon: 22/08/2025 20:48

    Sa miljon i ka dhënë Sali non grata këtij.

    Përgjigju
  • Lui: 22/08/2025 16:50

    Koiçidencë e çuditshme. Bolton njihet edhe si përkrahës i serbëve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?