Bota

FBI: Hakerat ruse kanë sulmuar mijëra kompjutera përreth globit

26 Maj 2018, 06:16| Përditesimi: 26 Maj 2018, 06:17

  • Share

FBI ka paralajmëruar të premten se hakerat rusë kanë kompromentuar qindramijëra kompjuterë shtëpiash dhe zyrash, nga të cilët kanë marrë informacione të ndryshme, përreth globit.

Autoritetet në SHBA u kanë kërkuar pronarëve të firmave të ndryshme të ruterave që të ristartojnë dhe të marrin përditësimet e reja për të qenë të mbrojtur.

Paralajmërimi është pasuar edhe nga një urdhër gjykate që i jepte dritën jeshile FBI-së që të sekuestronte një uebsajt që hakerat po planifikonin ta përdornin për të udhëzuar ruterat e lidhur me kompjuterë të ndryshëm përreth globit

Pajisje të prekura nga këta hakera janë evidentuar në më tepër se 50 shtete, shkruan Reuters.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?