Foto nga seminari i FBI dhe Ambasadës së SHBA me prokurorët e SPAK në Dibër

FBI seminar me prokurorët e SPAK, Ambasada e SHBA: Pranë institucioneve të pavarura, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

7 Tetor, 17:54| Përditesimi: 7 Tetor, 18:06

  • Share

Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se Byroja Federale e Hetimeve, FBI, ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

Seminari i zhvilluar nga Programet e vetë Ambasadës, kishte si qëllim mbështetjen e institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Fundjavën e kaluar, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë, në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në informacionin e shpërndarë në faqen e ambasadës së SHBA.

 

Postimi i Ambasadës së SHBA

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 08/10/2024 02:36

    I paskan perlare pulat e Dibres me gjithe ate kallaballek! Sidomos Veri i qane tavat e pules me makarrona. Aq shume u eshte trash qafa sa edhe parmenda nuk ua del. Ndersa birbua i FBI ua paska pjeedhir hesapon veshur si fakir.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?