FBI shkatërron rrjetin global të kompjuterave të hakerëve ruse

29 Gusht 2023, 19:49| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 19:50

  • Share

FBI dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit shpërbënë një rrjet global hakerësh që kishin mashtruar mijëra persona.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestroi mbi 8 milionë dollarë kriptovaluta nga hakerët në SHBA dhe në mbarë botën. Sipas njoftimit rreth 200 mijë kompjutera ishin hakuar në SHBA dhe 700 mijë kompjutera të tjerë në mbarë botën, raporton CNN.

Është një goditje ndaj aplikacionit të hakerimit të njohur si Qakbot, i cili u përdor nga bandat e ransomware-ve rusisht-folëse për të shkaktuar “dëm të konsiderueshëm” te ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe agjencitë qeveritare në mbarë botën, tha Departamenti i Drejtësisë.

Studiuesit e sigurisë besojnë se rrjeti i hakerëve ka origjinën në Rusi dhe ka sulmuar organizata në mbarë botën, nga Gjermania në Argjentinë.

Ministria tha se agjencitë e zbatimit të ligjit në Francë, Gjermani, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndihmuan në operacion.

Qakbot ka rreth 15 vite që po përdoret si aplikacion.

“U deshën vite për të ndërtuar Qakbot dhe do të ishte e vështirë dhe kërkon kohë për hakerët ta rindërtonin atë në të njëjtën mënyrë që bënin më parë”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së.

Ai tha se aplikacioni ka shkaktuar qindra miliona humbje direkte ose indirekte në shumë persona që prej vitit 2008.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?