Vaksina anti-Covid

Bota

FDA miraton dozën e dytë të vaksinës Johnson & Johnson: Shton edhe më shumë mbrojtjen

16 Tetor 2021, 14:23| Përditesimi: 16 Tetor 2021, 14:26

  • Share

Këshilltarët shëndetësorë amerikanë miratuan një dozë të dytë të vaksinës së Johnson & Johnson për COVID-19 të premten, teksa u shprehën se amerikanët që morën vaksinën me një dozë nuk janë aq të mbrojtur sa ata që kanë marrë dy doza.

Johnson & Johnson tha se një dozë e dytë shton edhe më shumë mbrojtjen, dy muaj pas marrjes së dozës së parë, por që mund të funksionojë më mirë nëse njerëzit presin të vaksinohen pas 6 muajsh.

‘Do të ishte e vështirë ta rekomandoja këtë si një vaksinë me një dozë të vetme në këtë pikë.’- tha këshilltari i FDA, Dr Paul Offit i Spitalit të Fëmijëve në Filadelfia.

FDA-së votoi njëzëri të premten për të rekomanduar një dozë të dytë për rreth 15 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara që kanë marrë dozën e parë të vaksinës J&J. Një ditë më parë, paneli rekomandoi një dozë të tretë të vaksinës me dy doza Moderna, dhe më parë miratoi dozat përforcuese të Pfizer-BioNTech .

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?