Foto ilustruese e testi Covid, i cili është aprovuar nga FDA për përdorim emergjent

FDA miraton testin e parë për COVID-19 pa recetë për përdorim emergjent në SHBA

18 Dhjetor 2020, 09:32| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 09:59

  • Share

Një test i shpejtë pa recetë, për COVID-19 që mund të përdoret në shtëpi po përgatit nga një kompani australianen për përdorim emergjent në SHBA, pasi është miratuat nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave, e miratoi ditën e martë testin i cili jep rezultatin brenda 20 minutash për përdoruesin.

“Duke autorizuar një test për përdorim pa recetë, FDA lejon që ajo të shitet në vende si dyqanet e ilaçeve, ku një pacient mund ta blejë atë, të fshijë hundën, të bëjë testin dhe të zbulojë rezultatet e tyre në më pak se 20 minuta ”, tha komisioneri i FDA-së, Stephen Hahn.

Testin mund ta bëjë çdo person i cili ka mbushur moshën 2 vjeç, madje edhe ata të cilët nuk shfaqin simptoma të koronavirusit.

Kompania tha se do të dërgojë më shumë se 100,000 teste në SH.B.A. muajin e ardhshëm dhe planifikon të prodhojë 20 milion teste në gjysmën e parë të 2021.

SHBA është vendi i parë në botë i cili ka numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 dhe vendi i dytë në botë i cili ka nisur vaksinimin e qytetarëve me qëllim ruajtjen e situatës epidemiologjike në vend në stade të përballueshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?