Federico Chiesa dhe Frattesi

Sport

Fede Chiesa 'në modë', Inter dhe Roma në garë për yllin e Juventusit

5 Gusht 2024, 15:36| Përditesimi: 5 Gusht 2024, 15:40

  • Share

Federico Chiesa do të largohet nga Juventusi dhe kjo gjë tanimë është e sigurt. Sulmuesi italian nuk është në planet e trajnerit Thiago Motta dhe klubi i ka bërë të qartë se duhet të gjej një skuadër të re.

Në garë për lojtarin janë katër klube, ndërsa dy prej tyre në Serie A kanë ofruar edhe lojtarë në shkëmbim, për të ulur çmimin e sulmuesit anësor. Roma është gati të ofrojë veteranin El Shaarawy dhe një shumë të hollash për të marrë Chiesan, ndërsa edhe Inter ka futur në lojë një shkëmbim me Frattesin.

Veç dy klubeve të Serie A, interes për Chiesan ka edhe nga Tottenham. Juventus e vlerëson Chiesan 25 milionë euro, ndërkohë për sulmuesin italian interesohet edhe Napoli i Contes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?