Protesta me molotov para bashkisë

Federata Europiane e Gazetarëve reagon ashpër ndaj Rithemelimit, dënon sulmin me molotov ndaj gazetarëve dhe intimidimin e gazetarit Arbër Hitaj

3 Qershor, 15:22| Përditesimi: 3 Qershor, 15:27

  • Share

Pas sulmeve të Rithemelimit me molotov ndaj gazetarëve dhe operatorëve, si dhe akuzave në drejtim të shoqatave shqiptare që mbrojnë të drejtat e tyre, ka reaguar dhe Federata Europiane e Gazetarëve, e drejtuar nga Ricardo Gutierrez.

Përmes një reagimi zyrtar, ajo shpreh solidaritetin e fortë per gazetarët shqiptarë  duke dënuar përfaqësuesit e Rithemelimit që sulmuan gazetarin Arbër Hitaj. 

“Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Arbër Hitaj and EFJE, të cilët janë akuzuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së se punojnë apo janë të influencuar nga qeveria, pas reagimit te tyre për koktejlet molotov që rrezikuan gazetarët në protesten përpara Bashkisë së Tiranës”, thekson Federata me e rendesishme Europiane e Gazetarëve.

Sulmi i drejtpërdrejtë i opozitës ndaj gazetarit Arbër Hitaj ka sjellë reagimin e fortë edhe të Shoqatës së Gazetarëve Evropianë me President Otmar Lahodynsky.

Ndërkaq, si rrallë herë, me një vendim të unifikuar, operatorët e mediave në shenjë proteste lanë kamerat dhe refuzuan të filmojnë e t'u drejtojnë mikrofonat deputetëve të Rithemelimit, të cilët u paraqitën në Gjykatën e Tiranës, ngjitur me SPAKU-n, teksa jepej masa e sigurisë, për të mbështetur militantin që sulmoi jetën e tyre dhe të gazetarëve në protestën e 28 majit para bashkisë së Tiranës.

 

Reagimi i Federatës Europiane e Gazetarëve për sulmin ndaj gazetarit Arbër Hitaj nga Rithemelimi

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?