Foto ilustruese

Federata Italiane e Futbollit: Kush i bashkohet Superligës, përjashtohet nga Serie A

29 Dhjetor 2023, 11:20| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 11:21

  • Share

ITALI - Një klauzolë kundër Superligës. Kjo është lëvizja e parë e FIGC-së pas vendimit historik të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian që i dha dritën jeshile mundësisë së krijimit të Superligës Europiane në futboll.

Në tekstin për sistemin e ri të Licencave Kombëtare për sezonin 2024-2025, Federata ka ruajtur një specifikim, tashmë prezent që nga sezoni i kaluar,  i cili ndalon klubet të regjistrohen në kompeticionet e ndryshme nga ato të organizuara nga FIFA, UEFA dhe vetë FIGC.

Projekti i Superligës Europiane në futboll po dridh UEFA-n dhe FIFA-n, me organizatat më të mëdha të futbollit botëror që kanë nisur nga presionet për klubet që duan të jenë pjesë e risisë spotive.

Në Itali, Federata e Futbollit ka kërcënuar klubet që janë nën "ombrellën" e saj se nëse do jenë pjesë e idesë "Superliga", do përjashtohen nga Serie A dhe çdo event që organizohet nga UEFA dhe FIFA.

Nëse në Angli ishte ministria e Sporteve që do përpilonte një ligj për skuadrat, në mënyrë që mos largoheshin drejt Superligës, në Itali është Federata e Futbollit që po bën diçka të tillë.

Kreu i futbollit në Itali është Gabriele Gravina, njëherazi edhe një ndër zëvendës-presidentët e UEFA-s, andaj një gjë e tillë ishte e pritshme.

Sipas asaj që lexohet në tekstin zyrtar të Federatës, “Klubet duhet që deri në afatin e detyrueshëm të datës 4 qershor 2024, të plotësojnë kërkesën e mëposhtme; të depozitojnë kërkesën për pranim në kampionat pranë Ligës Kombëtare Serie A, gjithashtu një email të certifikuar të Serisë A 2024/2025, që përmban kërkesën për dhënien e Licencës Kombëtare dhe angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të pa njohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC”.

Jo vetëm kaq, për klubet që nuk respektojnë këtë kufizim, sanksioni është ai i mosdhënies së Licencës dhe rrjedhimisht përjashtimit nga kampionati.

“Mosrespektimi i afatit të përkohshëm të datës 4 qershor 2024, qoftë edhe duke iu referuar vetëm njërit prej detyrimet e kërkuara nga paragrafët I), II), III), V) dhe VI) për pjesëmarrje në kampionatin profesional përkatës, përcakton mosdhënien e Licencës Kombëtare 2024/2025”, thuhet në vendimin e FIGC.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?