Ish-presidenti i Juventus, Andrea Agnelli

Federata italiane rihap hetimet kundër Juventusit dhe 8 klubeve të tjera

23 Dhjetor 2022, 14:33| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:38

  • Share

Procesi i fitimeve kapitale i njohur si "plusvalenca" ka bërë që Juventus dhe tetë klube të tjera në Itali të jenë nën hetim nga Prokuroria Federale italiane. Në një njoftim për mediat, Federata Italiane e Futbollit shpjegon se një hetim i ri është hapur për Juventusin, Sampdorian, Genoan, Pro Vercellin, Parmën, Pisën, Empolin, Novarën dhe Pescarën.

Janë 52 persona të cilët janë nën hetim nga Prokuroria Federale, teksa tani nuk janë më vetëm ish-drejtuesit e Juventusit. Në lupën e Prokurorisë Federale kanë përfunduar dhe Milani dhe Roma për lëvizjet Spinazzola-Luca Pellegrini dhe Caldara-Bonucci. Prokuroria në Torino pak ditë më parë mbylli hetimet, por federata italiane kërkon që të hapen sërish për skuadrën e Juventusit.

Gjithçka ka të bëjë me fshehjen reale të bilanceve, pagesat apo edhe transaksionet me menaxherët e futbollistëve të ndryshëm në lëvizjet e lojtarëve gjatë merkatos. Nëse gjithçka vërtetohet, klubet e sipërpërmendura rrezikojnë gjoba dhe heqje pikësh nga klasifikimi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?