Federata e Futbollit e Serbisë ka njoftuar zyrtarisht se ndeshja kualifikuese mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.
Me një kapacitet prej 51.755 vendesh, “Rajko Mitić” është stadiumi më i madh në Serbi dhe shtëpia e klubit Crvena Zvezda, ndryshe i njohur si ‘Ylli i Kuq i Beogradit’. Ndeshja krahasuar me vitin 2014, mes Serbisë dhe Shqipërisë u zhvillua në stadiumin e Partizanit të Beogradit, kurse këtë rradhë është zgjedhur një stadium i nivelit të lartë, thuhet në njoftimin e federatës serbe.
Në të njëjtin stadium do të luhet edhe ndeshja ndaj Anglisë më 9 shtator, ndërsa sfida përmbyllëse e grupit ndaj Letonisë, më 16 nëntor, do të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.
Komente

Po mire edhe Stadiumi jone ishte me i madhi ne Shqiperi, keshtu qe cdo gje eshte mire. Po na rrespektojne me nje stadium te mire. Bejme mire edhe ne te rrespektojme veten me nje Fitore atje.
Përgjigju