Theodhor Masllavica zgjidhet në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Sport

Federata Shqiptare e Peshëngritjes zgjedh presidentin e ri

5 Prill 2018, 14:08| Përditesimi: 5 Prill 2018, 14:15

  • Share

Federata e Peshëngritjes Shqiptare ka zgjedhur sot presidentin e ri. Pas dorëheqjes së Elez Gjozës rreth 2 muaj më parë dhe pas shumë problemeve, Theodhor Masllavica zgjidhet në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Masllavica ka marrë 19 vota, përkundrejt 2 votave të rivalit në zgjedhje, Ilir Topuzi. Kjo fitore e thellë për presidentin e ri të Peshëngritjes vjen në një moment jo të mirë për këtë sport në vendin tonë.

Zgjedhja e biznesmenit të njohur në krye të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është pritur me pozitivitet nga të gjithë shtangistët, që kanë qenë prezent në këtë asamble zgjedhore. Zgjedhjet u organizuan pas dorëheqjes së Elez Gjozës, i cili u largua për shkak të disa skandaleve radhazi të peshëngritësve tanë, që pas garave e medaljeve rezultuan me doping.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?