‘Federatë opozitare’, PD e qartë: S’ka bashkim pa larguar Berishën non grata

11 Janar, 14:52| Përditesimi: 11 Janar, 14:57

  • Share

TIRANË- PD zyrtare e ka të qartë qëndrimin e saj, nuk ka asnjë bashkim me grupin e Rithemelimit dhe të Gazment Bardhit nëse këta të fundit nuk distancohen nga personat non grata. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku shprehet pesimist në Report Tv lidhur me përpjekjet për bashkimin e opozitës me federatë.

Çollaku u shpreh në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, se këto përpjekje janë të kota nëse nuk ka një bashkim real.

“Opozita problemin e ka tek përçarja dhe ndarja që ndodhi në PD. Pa një PD të bashkuar, të qartë në qëndrimet e saj, çdo lloj formule do rezultojë e pasuksesshme. Deputetët e Rithemelimit, përfaqësues të partive tjera, federatë ishte në Kukës ishte LSI. Ne si PD për të mos penguar e lamë hapësirë të lirë, nuk ndikuam, qëndruam në mënyrë neutrale. Ca prodhoi? Një katastrofë të rëndë elektorale. Rezultati i 14 majit tregoi se nuk ka vlerë bashkimi numerik, kur përmes këtyre formulave përpiqet të fshihet mungesa e bashkimit në parim e principe”, tha Çollaku në Report Tv.

Çollaku thotë se PD është e hapur për bashkim nëse bihet dakord se marrëdhëniet me SHBA duhen mbrojtur. Por, për grupin e PD nuk ka asnjë hap pas nëse nuk hiqe dorë nga Berisha i shpallur non grata nga SHBA. Sipas nënkryetarit të PD, ky është parimi kryesor mbi të cilin është formuar kjo parti dhe se marrëdhëniet me shba duhet të mbeten të pacënuara nga Berisha e deri tek anëtarët më të rinj.

“Thelbi i krizës që çoi në përçarje, që sot mesa duket po shkon edhe në ndarje, kjo krizë nuk erdhi për shkak të ndarjes numerike apo bashkimit, apo empative e simpative personale. Thelbi ndarjes ishte një qëndrim në parim, një pjesë e PD nuk pranoi të sakrifikojë për Berishën në rrezik të prishjes së marrëdhëniet me SHBA.

Ka një pjesë në PD që nuk pranon të komprometojë marrëdhëniet me SHBA për interesin e asnjë individi. Ndarja ka qenë e qartë. Me SHBA pa kushte, apo duke i devijuar këtij qëndrimi strategjik me SHBA. Nëse biem dakord të gjitha palët se parimi i moscenimit të marrëdhënieve me SHBA është parimi kryesor që siç e ka themeluar PD vazhdon të ekzistojë, s’kemi asnjë lloj dallimi, mund të bashkohemi të gjithë. Nga ne nuk është askush i gatshëm të shkelë këtë parim madhor, marrëdhëniet strategjike me SHB duhet të mbeten të pacenuara me sakrificën personale të të gjithëve, duke filluar nga Berisha deri tek anëtari më i ri”, u shpreh Çollaku.

Çollaku thekson se një parim i tillë do mbahet me çdo person brenda partisë, edhe nëse me vonë mund të ketë non grata të tjera nga SHBA.

“Bëhet fjalë për çdo person që mund të sanksionohet nga Berisha, që në dijeninë time nuk është vetëm një. Për çdo person nëse sanksionohet nga SHBA do kërkohet distancim, nuk përjashtohet të ndodhë edhe në raste të tjera, është paralajmëruar vetë nga DASH”, thekson Çollaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • leon: 11/01/2024 17:14

    Kjo eshte kryesorja por e pa realizuar sepse reth non grates ka shum shpellare qe nuk e kuptojne cdo te thote kjo kur ta japin dy superfuqite e botes sic jane SHBA dhe Anglia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?