Federico Chiesa

Sport

Federico Chiesa merr ofertë zyrtare nga gjigantët e Serie A

15 Maj, 14:14| Përditesimi: 15 Maj, 14:15

  • Share

Vetëm pesë ndeshje këtë sezon me Liverpool për shkak të një dëmtimi, Federico Chiesa duket se të ardhmen e ka në Serie A.

Napoli ka paraqitur një ofertë zyrtare për Federico Chiesan e Liverpoolit, duke propozuar një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje. Megjithatë, raportohet se Liverpooli po kërkon një klauzolë blerjeje të detyrueshme, duke krijuar një pengesë të mundshme në negociata.

Pavarësisht një tarife relativisht të ulët transferimi prej rreth 15 milionë eurosh, sulmuesi italian nuk ka arritur të bëjë përshtypje, duke fituar vetëm një medalje të Premier League pas një paraqitjeje të fundit kundër Chelseat.

Sipas raportimeve, Chiesa është entuziast për t’u rikthyer në Itali dhe ka besim se marrëveshja po ecën mirë. I dalë nga Fiorentina, Chiesa shkëlqeu në Firenze para të të kalonte te Juventusi e më pas te Liverpool.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Besoni se qeveria Rama 4 do të përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?