Fedez zbulon me lot në sy se vuan nga një sëmundja e rëndë, Chiara Ferragni: Dashuria ime ka nevojë për ndihmë (VIDEO)

18 Mars 2022, 10:24| Përditesimi: 18 Mars 2022, 10:43

  • Share

Reperi i njohur Fedez , njëherësh bashkëshorti i Chiara Ferragnit i ka habitur të gjitha fansat me publikimin e lajmit se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Me sy të përlotur dhe zë që i dridhej ai i tregoi të gjithëve për problemin e tij, por pa dhenë detaje.

 “E bëj këtë video me shpresën se do më bëjë edhe mua mirë. Fatkeqësisht kam zbuluar një problem shëndetësor, (edhe pse në kohën e duhur), që përfshin një rrugë të gjatë e të rëndësishme që do më duhet të marr, por nuk jam ende gati të flas për të. Kur e zbulova këtë që kam, lexova historitë e të tjerëve dhe më dhanë forcë. Nëse historia ime do arrijë t’i japë mbështetje edhe dikujt që nuk është mjaftueshëm me fat që të ketë një familje si e imja, atëherë do i jepja kuptim gjithçkaje që po kaloj”, u shpreh Fedez.

Fedez nuk kishte publikuar asnjë postim prej 10 marsit, gjë që është shumë e pazakontë.

Nuk mungoi as mbështetja e bashkëshortes së tij, Chiara Ferragni e cila në Instagram publikoi një foto familjare.

“Dashuria e jetës sime ka nevojë për një ndihmë shtesë këto ditë. Ne të duam tani më shumë se kurrë, dashuria ime, dhe do të jesh mirë së shpejti. Gjithmonë i rrethuar nga dashuria e të gjithë familjes, miqve dhe njerëzve që të duan shumë.”shkroi ajo.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?