Artur Meçollari dhe anija 'Lissus'

Fejesë në anijen e Forcave Detare, lirohet nga detyra Artur Meçollari: Ishte vendim para kohe dhe jo me vullnetin tim

6 Nëntor 2020, 13:49| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 19:08

  • Share

Fejesë në anijen e Forcave Detare, lirohet nga detyra Artur Meçollari. Meçollari e ka cilësuar këtë vendim si lirim nga detyra para kohe.

"Mbas 36 vjet e 10 ditë nën uniformë me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes më 11 shtator 2020 u lirova, para kohe dhe jo me vullnetin tim, nga Forcat e Armatosura.

Mbas kësaj karriere të gjatë, kryesisht në Forcën Detare, komandant i GJMD F-322, Shef i Shtabit të Distriktit, komandant i Grupit Luftarak, komandant Flotilje, pedagog në Akademinë e Detarisë dhe të Mbrojtjes, drejtor i Inspektimit, mision në Afganistan, zëvendëskomandant i Forcës Detare, etj, kujtoj cdo koleg, vartës, epror dhe bashkëpunëtor.

Gjithesesi, sot e ndjej se tre detyra kane patur influencën më të madhe në karrierën time, komandant i GJMD F-322 (1993-1997), misioni në Afganistan (2017-2018) dhe zëvendëskomandant i Forcës Detare, komandant në detyrë (2019-2020). Po ashtu, kam qenë i privilegjuar të studioi në tre nga shkollat më prestigjoze në SHBA dhe të mbaj titullin "Doktor" nga Akademia e Mbrojtjes.

Një falenderim për të gjithë ata detare, ushtarak dhe civil të FD dhe FA që më kanë ndihmuar gjatë karrierës time, gjysma e së cilës ka qenë në pozicione drejtimi operacional.  Shërbimi juaj me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet ka qenë ndihma më e madhe qe më keni dhënë. 

Karriera ushtarake është një luftë, e cila luftohet çdo ditë dhe siç ka thënë gjenerali Dugllas McAthur "vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës". Vazhdoni të luftoni për Forcën Detare dhe Shqipërinë, me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri, por pa kompromentuar integritetin tuaj.

Një falenderim të veçantë familjes time që më ka mbështetur në ditë të mira dhe në stuhi", shkruan ai.

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meni: 07/11/2020 09:30

    Mendoj që zyrtarët M.B zduhet të nxiten në gabime. Këto njerëz jan pasuri kombëtare. Jan bërë investime për këtë specjalist ushtarak të detit.

    Përgjigju
  • Liku: 06/11/2020 16:12

    Ik o llaro ne pension se e ke mbaruar stazhin tend te ushtarakut

    Përgjigju
    • Deti: 07/11/2020 18:20

      O Liku. Po ti kur e ke per te dale mo. Se ky donte edhe nja pese vjet. Apo e cuat kembesorin tani tu firmosi. Dhe ata qe nuk firmosin te ikin ne shtepi. Prit. Nuk keni par gje akoma. Coje te Arditi te djelen "Shihemi ne gjyq"

    • Detari: 06/11/2020 21:37

      O rilindas te felliqur we vetem nxirrni helem. E dhate bazen e sarandes. Mos harroni se Mecollari nuk eshte vetem.

  • Haki: 06/11/2020 15:04

    Ka permendur te gjithe shkollimet, dhe pozicionet e rendesishme qe ka patur gjate karrieres, mendoj qe kete te dhena qe na ka afruar, me shume se justifikim per largim te padrejte nga detyra, duhet te sherbenin si rritje serioziteti dhe pergjegjshmerie ne pune, sepse te gjithe kete karriere e ka bere parate e taksapaguesve.

    Përgjigju
    • Anija: 07/11/2020 07:53

      Po te dish te lexosh dhe kuptosh shkollat i ka bere ne SHBA dhe nuk ia ke paguar ti Zoti tatimpagues, por ShBA. Ndersa doktoraturen e ka paguar me buxhetin e tij Zoti tatimpagues. Ndersa ne pozicionet qe ka qene ka punuar me perkushtim dhe seriozitet. Dhe nuk del dot ti Z.Haki (apo si e ke emrin) te hedhesh poshte punen e nje njeriu qe nuk e njeh fare apo keshtu te kane thene. Apo mos je ndonje nga ata qe bete pucin ndaj nje njeriu dhe nje force. Morret ndonje shperblim per ate qe bete. Ndonje djete,ndonje perqindje , apo ndonje hyrje ne resortet e oligarkeve. Se e qepet dasmen?! Po Saranden e qepet?!

    • Loni: 06/11/2020 15:49

      Filluat ju Fejsbuksat fake te Ministrise. Ja i bet kurthe me nje te ashtuqusjtur dasme, duke perdorur fshataret dhe te korruptuarit. Po shikoni glotst e NATOs. Po hsjdeni pyesni ne Flote kush eshtr Capiteni. Vazhdoni se nuk e keni marre vedh akoma ca keni bere vetes.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?