Sociale

Fekalet kalojnë mes për mes fshatit, banorët e Dushkut në Lushnje: Na mbyti era e keqe e mushkonjat! Ka 10 vite që institucionet na shpërfillin

19 Qershor, 16:15| Përditesimi: 19 Qershor, 16:28

  • Share

Banorët e fshatit Dushk në Lushnje në këto ditë të nxehta vere po përballen me një erë të rëndë dhe mbytëse sidomos banesat pranë kanalit të ujërave të zeza. Nje dekade më parë, tregojnë ata, janë eleminuar gropat septike dhe ujërat e zeza janë sistemuar nëpër tubacione. Por tashmë, amortizimi i tubacioneve dhe ndërhyrjet e paligjshme në disa vende, kanë bërë që ujërat e zeza të shpërndahen në kanalet kulluese të zonës. Banorët, kryesisht ata qe kane shtepite e bizneset përgjatë kanalit shprehen se shendeti i tyre eshte i rrezikuar.

“Aty  (tregon kanalin) dalin ujërat e zeza të gjithë zonës. Ka 10-15 vite që nuk është riparuar kanali. Me këto plehra vijnë dhe sëmundjet. Ne jemi ankuar por e kanë neglizhuar!

Ka mushkonja dhe erë të keqe. Ne këtu kemi bizneset, furrë buke, dyqan dhe këtu në këtë pisllëk nuk blen njeri”, thanë banorët.

Report TV u interesua pranë bashkisë Lushnje por kryetarja Eriselda Sefa tha se prej dy vitesh komptencat i kane kaluar Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve, e cila është në varësi të ministrisë së Infrastrukturës. Jashte kamesas, stafi teknik i Ujësjellës-Kanalizimeve ne Lushnje tha se duhet nje investim kapital për t'a zgjidhur përfundimisht problemin e kanalizimeve ne Dushk.

Situata e krijuar ndërlikohet edhe më shumë nga një fenomen tjetër, pasi ujërat e zeza kalojnë në kanalin kullues dhe përfundojnë 4 metra larg puseve që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Lushnjes dhe rrethinat e saj.  

Dushku është një ndër ndër njësitë më të mëdha administrative në Lushnje me afërsisht 10 mijë banorë.

R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD ankohet në Strasburg për zgjedhjet e 11 majit dhe SPAK, si e vlerësoni?