“Një distancë e shkurtër, një ndërprerje fluturimesh dhe një mungesë e gjatë...”
Sot pas hapjes së korridorit ajror midis Shqipërisë dhe Kosovës — falë përpjekjeve të qeverive respektive dhe mbështetjes së NATO-s — fluturimi nga Tirana në Prishtinë zgjat vetëm 17 minuta. Kjo është një kohë simbolike, që dëshmon për afërsinë fizike dhe shpirtërore të dy vendeve tona, por edhe për një mundësi të madhe ende të pashfrytëzuar.
Një histori që lindi nga përkushtimi dhe kushtrimi
Lidhja ajrore Tiranë–Prishtinë lindi menjëherë pas luftës. Në një kohë kur ende ndihej aroma e barutit, aeroporti i Prishtinës (Sllatina) kontrollohej nga forcat ruse, që kishin mbërritur të parat në një nga lëvizjet më simbolike të tensionit ushtarak në rajon. Bashkë me z. Remzi Ejupi, simbol i kësaj përpjekjeje, dhe me ndihmën e z. Xhavit Haliti (në bashkëpunim me një gjeneral britanik), u punua për të marrë një leje të posaçme për fluturime civile. Fillimisht leja u dha per fluturime humanitare nga Gjeneva në Prishtinë, përmes Albanian Airlines.
Leja per operime ajrore nga Tirana per ne Prishtine u sigurua me argumentin se do të përdornim një avion rus Tupolev 134, gjë qe per fat ndikoi në tejkalimin e skepticizmit rus. Kështu nisi një “urë ajrore” që për një kohë të shkurtër u bë lidhja më e shpejtë, më e sigurt dhe më e domosdoshme mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Fluturimet zhvilloheshin me ritme të qëndrueshme — nga 7–9 në javë — edhe pse Serbia nuk jepte shërbim navigacional mbi Kosovë, çka e detyronte rrugën ajrore të kalonte përmes Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, klima ekonomike ishte e favorshme dhe optimiste. Shumë biznese nga shqiperia zhvendosën aktivitetin në Prishtinë, ndërsa lidhjet ndërkombëtare u konsoliduan përmes kësaj linje.
Rruga automobilistike, por jo zëvendësuese
Më pas, me ndërtimin e Rrugës së Kombit, nevoja për fluturime u zvogëlua. Transporti tokësor u bë më i lehtë dhe më ekonomik. Por ndërprerja e fluturimeve nuk mund të konsiderohet si një “zgjidhje përfundimtare”. Kjo është një anomali që nuk qëndron në një kontekst evropian modern, ku edhe distancat më të shkurtra trajtohen si lidhje strategjike për zhvillim.
Nevoja për rikthim të linjës ajrore
Lidhja ajrore Tiranë–Prishtinë duhet të rikthehet. Jo thjesht për arsye simbolike, por për shkak të nevojave reale të tregut, të diplomacisë dhe levizjes se qytetarëve të të dy vendeve.
Është e kuptueshme që kompanitë ajrore nuk do të operojnë në destinacione ku nuk ka leverdi ekonomike. Por kjo është pikërisht arsyeja pse nevojitet mbështetje institucionale.
Çfarë kërkohet konkretisht?
Një thirrje publike e përbashkët nga administratat respektive te aviacionit civil te Shqipërisë dhe te Kosovës për të promovuar linjën Tiranë–Prishtinë dhe vv si interes strategjik dhe kombëtar.
Krijimi i një skeme mbështetëse (subvencioni) për 2 vitet e para të operimit, me ndihmën e fondeve të Komisionit Evropian.
Lehtesira aeroportuale nga te dy anet, ne çeshtje te perpunimit te udhetareve ne nje linje te detikuar te checkin- t dhe kalilit kufitar vetem me karta identiteti, ulje taksash ku hapesira rregullatore e lejon.
Përdorimi i mekanizmit PSO – Public Service Obligationm (Detyrim për Shërbim Publik), një instrument që BE e përdor për të subvencionuar linjat ajrore kur ato kanë vlerë publike, por mungesë fitimprurjeje tregtare.
PSO nuk është “ndihmë shtetërore” në kuptiminm klasik — është një mpërjashtim që lejon financimin e linjave të domosdoshme. Ëizz Air, për shembull, ka përfituar këtë status për linjën Budapest–Tiranë.
Kush mund te garoje ne rastin e aplikimit PSO ?
Të gjitha kompanitë ajrore shqiptare apo të rajonit te kenë mundësi të konkurrojnë për këtë linjë, përmes një procesi të hapur, transparent dhe me kritere të qarta.
Paralelisht, duhet të zhvillohet një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në të dy anët e kufirit, për të rritur kërkesën dhe për të afirmuar këtë linjë si pjesë e një vizioni të përbashkët zhvillimi kombëtar dhe evropian.
Tirana dhe Prishtina janë më pranë se kurrë. Por fluturimi midis tyre duhet të jetë po aq i shpejtë dhe i natyrshëm sa vetë lidhja që na bashkon.
Komente
