Një ngjarje mjaft e rrallë është regjistruar në një prej komisariateve të policisë në kryqytet. Bëhet fjalë për një ngjarje të referuar rreth 10 ditë më parë në komisariatin nr.1 në kryeqytet ku një diplomat amerikan ka dorëzuar një dozë të vogël lëndë narkotike e llojit kokainë të gjetur nga djali i tij në rrugë teksa luante pranë zonës së Liqenit Artificial.
Me të konstatuar dozën e lëndës narkotike të gjetur nga i biri i tij, diplomati i është drejtuar komisariatit të zonës ku banonte duke shpjeguar se si kishte rënë në kontakt me të.
Pavarësisht se lënda narkotike e gjetur ishte në sasi fare të vogël, oficerët e policisë janë surprizuar me gjestin e diplomatit pasi edhe më parë kur qytetarët kane konstatuar sasi të tilla të papërfillshme thjesht i kanë flakur.
Pas marrjes së deklaratës nga ana e diplomatit dhe grumbullimit të gjithë materialeve komisariati përkatës përpiloi të gjithë dokumenatacionin për veprime të mëtejshme.
Pavarësisht referimit te këtij rasti burime pranë komisariatit nr.1 treguan se identifikimi i personave qe zotëronin dozën e narkotikëve të gjetur nga diplomati është thuajse i pamundur kjo për shkak të sasisë fare të vogël të gjetur pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Mos u surprizoni o budallenj se e ka sjelle qe tju tregoje punen e madhe dhe te palodhur qe beni duke lene njerezit duke pire kokaine ne mes te rruges dhe ne ankohemi nga hashashi. Pika policise qe qenka habit nga gjesti
PërgjigjuA kishte ky leje ne ate orar me dal me femijen? apo nuk jan ne karantin kto vetem te varferit jan ne karantin
Përgjigju