Bota

Fëmija i fundit që takoi Papa Françeskun ditën e Pashkëve është shqiptare, Dom Gjergj Meta publikon videon: Pastë bekimet e Zotit Hera e vogël (VIDEO)

22 Prill, 17:46| Përditesimi: 22 Prill, 21:16

  • Share

Një fëmijë shqiptar, e quajtur Hera Çoba ka qenë e fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e Pashkës.

Kjo është bërë me dije nga Dom Gjergj Meta, i cili teksa ka publikuar një video në rrjetet sociale, shkruan se fëmija quhet Hera Çoba dhe është vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës, me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani.

‘Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë. Ma dërgoi sot vetë babai i Herës, Niku, dhe më lejuan ta publikoj. I falenderoj e i urojmë jetë të gjatë Herës së vogël e pastë bekimet e Zotit’, shkruan ai.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?