Fëmija i parë me Symonds! Boris Johnson bëhet me djalë! Çifti kryeministror më parë ishin të infektuar nga Covid (FOTO)

29 Prill 2020, 11:52| Përditesimi: 29 Prill 2020, 11:57

  • Share

Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se sot në mëngjes janë bërë prindër të një djali të shëndetshëm i cili ka lindur në një spital në Londër.

Sipas autoriteteve spitalori , si nëna ashtu edhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë.

Media britanike kanë shkruar se Kryeministri Johnson ka qëndruar  në krah të bashkëshoretes së tij gjate gjithe lindjes.

Lajmi vjen si diçka befasuese, pasi Carrie Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse asnjë datë nuk ishte konfirmuar.

Symonds më parë ishte izoluar në një vilë në jug të Londrës, pasi edhe ajo si dhe kryeministri bashkëshort ishte testuar pozitive nga infeksioni i koronavirusit.

Kryeministri britanik u rikthye ne detyre para tre ditesh pasi u sherua nga Covid teksa dhe prej afro tre javesh u shtrua ne spital ku iu nenshtrua kurave.

Kujtojmë se Johnson u bë baba për herë të pestë, meqë ka katër fëmijë nga martesa e mëparshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?