Në zemër të qytetit historik të Prizrenit, mes turistëve te shumte, gjen cdo ditë fëmijë të vegjël që lypin në rrugë.
Shumica dërrmuese e tyre kanë ardhur nga Shqipëria, kryesisht nga zonat verilindore si Kukësi dhe Tropoja. Çdo ditë, ata enden nëpër rrugët e qytetit, të pashoqëruar dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve.
“Ky nuk është një fenomen që ndodh vetëm në Prizren, por edhe në qytete të tjera turistike të Kosovës. Megjithatë, duhet të kemi kujdes me mënyrën si e paraqesim – nuk është mirë të përgjithësojmë ‘fëmijë nga Shqipëria’, sepse krijojmë imazh të padrejtë ndaj një populli të tërë", thotë Ilir Shala, ekspert turizmi.
Megjithatë, faktet janë kokëforta. Disa familje kalojnë kufirin dhe marrin shtëpi me qira pranë qendrës, vetëm për të nxjerre femijet ne rruge. Ky realitet, përveçse prek dinjitetin njerëzor ndikon edhe në përvojën e vizitorëve dhe turisteve.
“Shumë prej këtyre fëmijëve janë të njëjtët që i shohim çdo verë. Vijnë nga zonat e Shqipërisë, sidomos Kukësi. Është bërë e zakonshme që disa familje të vendosen përkohësisht vetëm për këtë arsye ne Prizren. Kjo gjë është shqetësuese për qytetin dhe kërkon zgjidhje humane”,- shprehet Afrim Tejeci, Oda e Zejtarëve të Prizrenit.
Policia e Prizrenit e pranon fenomenin por duket e pafuqishme per ta frenuar persa kohe kufiri eshte i hapur dhe njerezit kalojne pa kontroll te pasaportave.
“E kemi evidentuar që shumica e fëmijëve që lypin janë nga Shqipëria. Ka raste të përsëritura. Kemi identifikuar edhe prindërit, i kemi kthyer, por pas disa ditësh kthehen sërish. Pa një ligj të përbashkët dhe pa kontroll më të mirë në terren, problemi nuk zgjidhet",- deklaron Shaqir Bytyçi, Zëdhënës i Policisë së Prizrenit.
Ndërkohë që qyteti përpiqet të ruajë imazhin e tij mikpritës, pamja e fëmijëve që lypin mbetet një plagë e madhe sociale dhe nje pervoje jo e mire per turistet.
Ne keto kushte, ekspertet thone se nevojitet bashkëpunim institucional mes Kosovës e Shqipërisë, ligje të harmonizuara, mbështetje për familjet e varfëra.
Komente

Vendosni viza me shqiperine, tregojeni taman fytyren tuaj o kosovare sic e treguay ne vitet 90 kur spiunoniy shqiptaret pa dokumenta ne zvicer e gjermani, ju e tregoni veten karshi nesh po skeni patut oferta .
Përgjigju