Fëmijë të torturuar dhe të vrarë live në web, hetohen dy 17 vjeçarë nga Rajoni i Piemonte-s në Itali

15 Korrik 2020, 14:16| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 14:18

  • Share

Karabinerët e Sienës në Itali, pas kontrolleve të kryera në shtëpitë e dy të miturve në Rajonin e Piemonte-s, një djalë dhe një vajzë të dy 17 vjeç, që tani janë vënë nën hetim për nxitje për të kryer krim dhe pornografi ndaj fëmijëve, zbuluan se dy të miturit ishin dëshmitarë të torturave të drejtpërdrejta dhe dhunës seksuale ndaj të miturve të tjerë përmes faqeve fshehura në internet, duke kërkuar nga ekzekutuesit tortura speciale që shpesh çonin deri në vdekjen e fëmijëve.

Krimet, të kryera me siguri në Azinë Juglindore, ishin të lidhura me pagesa të shumave në kriptovalutë (Bitcoin).

Operacioni i quajtur "Delirium", i filluar në tetor, deri më tani ka regjistruar 25 të dyshuar (19 të mitur dhe 6 të rritur), me banim në 13 provinca italiane, të gjithë të akuzuar për shpërndarjen materialeve të pornografisë së fëmijëve dhe nxitjen e krimit.

"Shërbimet" e ofruara, shpjegojnë hetuesit, kanë kosto të ndryshme. Të shikosh video të regjistruara paguan më pak, ndërsa të shikosh ‘shërbime’ live që përfundojnë me vdekjen e fëmijës, duhet të paguash shumë më tepër. ‘Dëshmitarët e skenave makabre bashkëvepronin me torturuesit përkundrejt një tarife: për shembull, nëse kërkoni që një krah të amputohet ose të derdhet vaj i vluar në trupin e fëmijës, pagesa është tepër e lartë. ‘Dëshmitarët’ e skenave makabre bashkëvepronin me torturuesit përkundrejt një tarife të caktuar që sigurojnin të ardhura shumë të larta për organizatorët e akteve të tilla çnjerëzore"

Gjatë hetimit dhe përgjimeve telefonike, dolën edhe emrat e dy 17-vjeçarëve nga Piemonte. Në veçanti, djali i tregonte vazhdimisht një mikut të tij për të ashtuquajturat "dhoma të kuqe", dhoma tmerri, "në të cilat torturuesit praktikonin "live" dhunë fizike dhe seksuale.

Imazhet e gjetura dhe të konfiskuara tashmë kanë të bëjnë me tre lloje tmerri: video pedo-pornografike të bëra vetë nga të mitur, video të bëra nga të rriturit, në lidhje me veprimet seksuale dhe dhunën e kryer ndaj të miturive (përfshirë gratë), video të quajtura "gore", të shoqëruara kryesisht me simbole naziste.

Gjatë kontrolleve të kryera te dy 17-vjeçarët nga Piemonte, u gjetën dhe u sekuestruan telefona celularë, kompjuterë personalë, tableta, USB dhe memorie të jashtme për PC.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?