TIRANË - Fundi i vitit shkollor po afron për të gjitha shkollat e kryeqytetit. Vogëlushët kanë kaluar një vit të gjatë, plot mësime, disiplinë, por edhe kurse jashtëshkollore. Dikush piano, dikush kitarë, dikush sporte, dhe balet.
Adela Muçollari, primabalerina e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit ka akademinë e saj, ku vogëlushe të vogla fare nisin hapat e parë të baletit.
Mësimet e para të baletit klasik kanë dhënë rezultate të mrekullueshme dhe vogëlushet plot elegancë e delikatesë bëjnë spektaklin e tyre.
Balerina të tjera zgjedhin baletin modern dhe kërcejnë me tingujt e grupit të preferuar.
Të gjithë së bashku, prindër e mësues shijojnë sakrificat e një viti të gjatë, por kaq të vlefshëm për fëmijët.
Primabalerina Adela Muçollari thekson për Report TV rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve me aktivitete artistike.
-A mund të ketë mes këtyre balerinave të vogla primabalerina të ardhshme të Tiranës? E pyesim.
"Absolutisht po", na siguron Adela, e cila shquhet dhe për një marrëdhënie të ngrohtë dhe profesionale me vogëlushet që i qasen artit të bukur, por të vështirë të kërcimit modern e klasik.
Nga viti në vit këto vogëlushe hedhin shtat, rriten me shijen e të bukurës që në të ardhmen do t'i shtohet si vlerë fëmijëve, por edhe Tiranës.
Komente
