Babai u vrau nënën, fëmija në Ballsh: Dua të rri me dajën

12 Mars 2019, 20:09| Përditesimi: 12 Mars 2019, 21:03

  • Share

Është zhvilluar sot seanca e rradhës për kujdestarinë e fëmijëve të Ballshit pas vrasjes së nënës së tyre nga bashkëshorti Gazmend Musta . Edhe seanca e sotme eshtë zhvilluar me dyer të mbyllura ku kanë marrë pjesë gjyshërit e dy femijëve ndërsa nuk ka qenë i pranishëm Gazmend Musta i cili ka lëshuar një deklaratë nga burgu për përfaqësimin e tij nga avokati

Në seancën e sotme është degjuar fjala e vajzës së mitur në prani të psikologës dhe kujdestares së fshatit SOS. Pas tragjedisë së vrasjes së nënës së saj dhe tezes ajo jeton nën kujdestarin e fshatit SOS.

Në seancën e sotme vajza mësohet  se nuk ka  pranuar të shkojë te gjyshërit ( prindërit e babait) duke u shprehur se ata janë prindërit e babait që vrau nënën dhe tezen. Në seancën e sotme qe eshtë zhvilluar gjithashtu me dyer të mbyllura vajza është shprehur se do të shkojë të jetojë me dajën dhe se kërkon të mbajë edhe mbiemrin e familjes së nënës së vrarë.

Marja ne pyetje e vajzës së mitur është kryer në prani të kujdestares së fshatit SOS dhe psikologes.

Kujdestarinë e fëmijëve e kanë kërkuar edhe daja e fëmijëve por edhe prindërit e autorit të kësaj vrasje.

Rreth dy muaj pas ngjarjes ka qenë Gjyshmi Caushaj që hapi padi kundër vrasësit te dy motrave të tij, për ti marrë kujdestarinë e femijëve që tashmë janë strehuar në fshatin SOS.

Gjyshmi Caushaj ka kërkuar kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të motrës së tij Gentiana Caushaj e cila u vra nga burri ne Ballsh.

Por pas kërkesës së dajës së fëmijëve kanë qenë prindërit e autorit të kësaj vrasje që paraqiten në Gjykatën Fier të njëjtën kërkesë për kujdestarinë e dy femijëve të djalit të tyre ,Gazment Mustes. Mësohet  se babai i 34 vjeçarit , është shprehur se ata i plotësojnë të gjithë kushtet për të marrë përsipër kujdestarinë e të miturve dhe që fëmijët të shkojnë të jetojnë në shtëpinë e gjyshërve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?