Foto ilustruese

Fëmijët e disa shkollave fillore në Mbretërinë e Bashkuar do të ushqehen me insekte, do testohen përfitimet e 'proteinave alternative'

1 Qershor 2022, 08:50| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 08:56

  • Share

Nxënësit janë mësuar të hanë makarona, patatina dhe lazanja, por fëmijët në katër shkolla të Uellsit, Angli do të marrin pjesë në seminare për përfitimet e 'proteinave alternative' si insektet. Shkencëtarët dhe mësuesit duan të informojnë fëmijët për burimin alternativ të proteinave ku përfshihen insektet e ngrënshme nëse kanë marrë miratimin e Ushqimeve të reja nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit.

Një studim në Journal of Cleaner Production zbuloi se fermat e insekteve lëshojnë 75% më pak karbon sesa fermat e shpendëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit po kërkojnë të fokusohen te dietat e qëndrueshme dhe mendojnë se do të jenë më të kënaqur nga insektet që janë të pasura me proteina, antioksidantë, vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese.

Projekti do të fillojë këtë javë. Studiuesit janë bashkuar me mësuesit dhe shpresojnë që fëmijët 4-11 vjeç do të jenë të gatshëm të provojnë disa nga ushqimet më ekzotike. Në të gjithë Evropën, ngrënia e burimeve alternative të proteinave si insektet është tashmë normë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?