Koronavirusi i ka mbyllur të gjithë në shtëpi, përfshirë fëmijë, të rritur apo të moshuar.
Kjo ka sjellë që fëmijët bashkë me prindërit e tyre të kalojnë më shumë momente gazmore që më përpara ishin më të pakta për shkak të angazhimeve, qoftë të punës apo shkollës.
Femijët e një familje shqiptarë të mbyllur në shtëpi për shkak të COVID- 19 në Itali kërcejnë nën ritmin e këngëve popullore të vendlindjes së tyre.
Ata janë veshur kuq e zi dhe janë argëtuar në oborrin e shtëpisë së tyre.
Gjithashtu në gardh kanë vendosur flamurin shqiptar krahas atij italian në shenjë respekti e solidarizimi për këtë situatë anormale që ka prekur gjithë botën.
Vallja e vogëlushve ka tërhequr edhe vëmendjen e komshinjve aty pranë, të cilët kanë dalë në ballkon për t’i parë.