Politikë

Fëmijët e Fierit kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Europës’, Rama ndan pamjet/ Më 16 maj, mblidhen në Tiranë udhëheqësit e kontinentit

30 Prill, 07:31| Përditesimi: 30 Prill, 07:37

  • Share

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Europës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe fëmijët nga Fieri.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me disa momente teksa fëmijët realizojnë punimet e tyre.

“dhe me kontributet e fëmijëve në Fier për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Samiti i Komunitetit Politik Europian është një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve europiane.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?