Fëmijët e Fierit më të mirët në aktrim! ‘Rrëmbejnë’ kupën e festivalit të teatrit që u mbajt në Berat! Në kompeticion, 10 trupa teatrale

6 Qershor, 13:43| Përditesimi: 6 Qershor, 16:26

  • Share

Për 5 netë me radhë fëmijët e talentuar aktruan në skenën e improvizuar të lagjes muzeale “Mangalem” në Berat. Në natën finale të festivalit teatror juria e përbërë nga aktorët Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Rajmonda Bulku dhe Anila Bisha ndanë çmimet për fituesit.

Trupa teatrale e qytetit të Fierit, e cila u paraqit me dramëm "Medea" mori çmimin e parë. Të dytin, trupa teatrale e qytetit të Elbasanit me shfaqjen "2 martohen 200 tërbohen" dhe çmimin e tretë, trupa teatrale e qytetit të Beratit me shfaqjen "Zonja nga qyteti".

Kryetari i jurisë Ndriçim Xhepa tha se Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë "Një mbi një Dritaret” po nxjerr ne pah talentet e reja.

Në këtë komepticion morën pjesë artistët e vegjël nga 10 qytete; Berat, Dimal, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Kukës, Tiranë e Sarandë, të cilët dhuruan mjaft emocione për publikun dhe turistet në qytetin e UNESKO-s.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?