Fëmijët e Gazës do të propozohen për Çmimin Nobel për Paqen 2026.
Kjo nismë e jashtëzakonshme, e nisur nga shoqata joqeveritare italiane “L’Isola che non c’è”, ka mbledhur tashmë qindra mbështetje nga intelektualë, politikanë, profesionistë dhe universitete italiane.
Në këtë projekt, ideuar nga gazetari Franco Giuliano, ka vendosur të bashkohet edhe grupi mediatik shqiptar i përbërë nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, si mbështetësi i parë ndërkombëtar i një iniciative që shpresohet të gjejë përkrahje edhe përtej kufijve të Italisë.
Në zemër të konfliktit më të ashpër të kohës sonë, po rritet një brez nën rrethim, i privuar nga çdo e drejtë themelore: e drejta për arsimim, shëndetësi, mbrojtje dhe liri.
Fëmijët e Gazës nuk janë vetëm viktima. Ata janë simbole të gjalla të një shprese që reziston, të një njerëzimi që mbijeton përkundër padrejtësisë sistemike dhe dhunës së verbër.
Pavarësisht se kanë parë të shkatërrohen shtëpitë, familjet dhe shkollat e tyre, këta fëmijë vazhdojnë të vizatojnë paqen mbi mure, të ëndërrojnë një të ardhme më të mirë, të kërkojnë me zërin e tyre të brishtë atë që shpesh u mungon të rriturve: aftësinë për të imagjinuar pajtimin.
Kjo kandidaturë nuk është vetëm një akt simbolik. Është një thirrje morale. T’u jepet Çmimi Nobel për Paqen fëmijëve të Gazës do të thotë:
-Të njihet vuajtja e tyre e pafajshme;
-Të pohohet se çdo fëmijë, kudo në botë, ka të drejtë për paqe;
-Të thirret Bashkësia Ndërkombëtare në përgjegjësinë e saj kolektive ndaj atyre që nuk mund të mbrojnë veten.
Çmimi Nobel për Paqen për fëmijët e Gazës do të ishte një mesazh universal: asnjë luftë nuk mund të fshijë të drejtën e një fëmije për jetë dhe dinjitet.
"Mbështetja për këtë nismë – shpjegon Carlo Bollino, botues i Report Tv – nuk tregon një qëndrim të njëanshëm ndaj njëra pale brenda konfliktit arabo-izraelit, të cilin si gazetar e kam njohur dhe ndjekur nga afër për vite me radhë dhe për të cilin njoh kompleksitetin e jashtëzakonshëm. Por kandidimi i fëmijëve të Gazës për çmimin Nobel për Paqen do të thotë të duash të njohësh heroizmin dhe shpesh, për fat të keq, edhe sakrificën e këtyre martirëve të vegjël që vuajnë çdo ditë një luftë ndaj së cilës janë, pa dyshim, të vetmit të pafajshëm".
Komente

PO CFARE JU DUHET NOBELI KU PO I SHFAROSIN TE GJITHE NE RREDHE DUKE PRITUR PER TE NGRENE .
PërgjigjuPost Scriptum: Politika e Izraelit si dhe mentaliteti i tyre nuk ben ndonje perjashtim nga politikanet qe ideuan dhe realizyan genocidet neper bote. Ruanda,ish- Jugosllavia, Kmeret e kuq, etj. Pra po te analizosh "endrren e tyre te frikshme" ose ate me tecilen e fillova komentin "....and the children of Israel " eshte si te thellohesh deep ne analizen e " Waiting for Godot"! Por intelekti dhe mentaliteti nuk mund te kuptojne dhe ti perqasen ketij perkthimi te kesaj vepre ne vargje dhe katastrofa biblike.
Përgjigju"....and the children of Israel..." , keshtu fillon citimi ne librat e shenjte. Bibla dhe Kurani. Martirizimi si koncept lindi nga nevoja e shtresave te ndrydhura per gjetur nje qellim, nhe slogan, nje alternative qe do te ndizte zjarrin e urrejtjes kunder padrejtesive te cdo lloj forme dhe do ta rivendoste kete shtrese ose klase njerezish ne piedistalin e nhe fitoreje te pakompromentueshme dhe te pamohueshme derisa qellimi per te cilin luftuan kishte nje kuptim madhor. Konflikti Israelito - Palestinez dhe femijet e Gazas, nuk eshte thjesht nje konflikt qe vazhdon me vite ne sensin e vendosjes se hegjemonise duke zaptuar per vite me rradhe tokat dhe ne te njejten kohe duke ushtruar kufizimin e te drejtave, dhunen, presionet etj per te bere jeten e tyre te paperballueshme dhe per ti detyruar perfundimisht te largohen. Korniza e ketij konflikti gjen nyjet e perbashketa me te gjitha ato vende ne bote ku genocidet, te cilesuara si krim kunder njerezimit realizojne idene dhe e implementojne ate vetem per te arrirur ne konkluzionin qe hegjemonia eshte tipar i politikaneve ku morali i etjes per pushtet, per pasuri nuk njeh limit, deri ne martirizimin ose sakrifikimin dhe martirizimin e njerezve dhe popujve. Mundemi qe ne ti japim perkufizimin e sakte te kesaj etjeje? Po! Etja e tyre per pasuri, nuk mund te shuhet pavaresisht se llogarite e tyre bankare jane te sigluara me gjakun e viktimive te tyre. Etja e tyre per pushtet nuk mund te shuhet pavaresisht se karriget e tyre te politikes jane te sigluara me gjakun e viktimave te tyre. Dhe kur viktimat jane femijet siglimi i tyre i perjetshem ngjitet ne moralin e tyre familjar dhe bashkejetesor per ti shoqeruar si nje njolle krimi qe do ti perndjeke gjate gjithe jetes se tyre si nje enderr e frikshme, cmimi qe duhet te paguajne per etjen e tyre te pashuar. Asnje nuk i kuptoi verset biblike dhe kuranore per " the children of Israel"...derisa injoranca e etjes se pashuar per hegjemoni con ne katastrofa me permasa biblike te shoqerise njerezore. Eshte thjesht nje ceshtje morali per kete elite korrupsioni qe nuk njeh dhe nuk pranon moral..
Përgjigju(Komentuesit te mesiperm) Ilir,ke shume te drejte ! Pak dite me pare,Tiranen e vizitoi nje Minister Izraelit dhe na u publikua edhe nje foto (shume te qeshur) e atij Ministri dhe Ftuesit Ministrit Blendi Gonxhe !? Ishte po ky minister (ministri),qe pak jave me pare,organizoi Javen e Kultures Izraelite ne Tirane,e cila per Ironine e Hidhur,u cel ne Teatrin e Kukullave..... nderkohe qe deri tani,jane vrare dhe masakruar 17 mije femije te moshes 0-17 vjec dhe mbi 18 mije gra (shifrat e publikuara te viktimave,lehtesisht te verifikueshme,ne total jane afro 60 mije) !! Besoj jeni njohur me faktin qe Slovenia ka shpallur non Grata dy ministra Izraelite,ate te Financave dhe te Sigurise Kombetare.Nderkohe prej shume kohesh asnje shtet i BE'se nuk pret qeveritare te atij vendi ! Qeveria tone duhet te reflektoje seriozisht ! Shume humane qe Raport TV dhe Shqiptarja.com i bashkohen nisiatives ne fjale ! Ilir A
PërgjigjuPervec kesaj shteti jone duhet te nderprese cdo maredhenie diplomatike me shtetin terrorist cifut dhe kjo duhet te ndodhe sa me pare
Përgjigju