Nobel për Paqe për fëmijët e Gazës

Sociale
Bota

Fëmijët e Gazës duhet të kandidohen për Çmimin Nobel për Paqen: Report TV dhe Shqiptarja.com i bashkohen projektit

20 Korrik, 17:11| Përditesimi: 20 Korrik, 17:21

  • Share

Fëmijët e Gazës do të propozohen për Çmimin Nobel për Paqen 2026.

Kjo nismë e jashtëzakonshme, e nisur nga shoqata joqeveritare italiane “L’Isola che non c’è”, ka mbledhur tashmë qindra mbështetje nga intelektualë, politikanë, profesionistë dhe universitete italiane.

Në këtë projekt, ideuar nga gazetari Franco Giuliano, ka vendosur të bashkohet edhe grupi mediatik shqiptar i përbërë nga Report Tv dhe Shqiptarja.com, si mbështetësi i parë ndërkombëtar i një iniciative që shpresohet të gjejë përkrahje edhe përtej kufijve të Italisë.

Në zemër të konfliktit më të ashpër të kohës sonë, po rritet një brez nën rrethim, i privuar nga çdo e drejtë themelore: e drejta për arsimim, shëndetësi, mbrojtje dhe liri.

Fëmijët e Gazës nuk janë vetëm viktima. Ata janë simbole të gjalla të një shprese që reziston, të një njerëzimi që mbijeton përkundër padrejtësisë sistemike dhe dhunës së verbër.

Pavarësisht se kanë parë të shkatërrohen shtëpitë, familjet dhe shkollat e tyre, këta fëmijë vazhdojnë të vizatojnë paqen mbi mure, të ëndërrojnë një të ardhme më të mirë, të kërkojnë me zërin e tyre të brishtë atë që shpesh u mungon të rriturve: aftësinë për të imagjinuar pajtimin.

Kjo kandidaturë nuk është vetëm një akt simbolik. Është një thirrje morale. T’u jepet Çmimi Nobel për Paqen fëmijëve të Gazës do të thotë:

-Të njihet vuajtja e tyre e pafajshme;

-Të pohohet se çdo fëmijë, kudo në botë, ka të drejtë për paqe;

-Të thirret Bashkësia Ndërkombëtare në përgjegjësinë e saj kolektive ndaj atyre që nuk mund të mbrojnë veten.

Çmimi Nobel për Paqen për fëmijët e Gazës do të ishte një mesazh universal: asnjë luftë nuk mund të fshijë të drejtën e një fëmije për jetë dhe dinjitet.

"Mbështetja për këtë nismë – shpjegon Carlo Bollino, botues i Report Tv nuk tregon një qëndrim të njëanshëm ndaj njëra pale brenda konfliktit arabo-izraelit, të cilin si gazetar e kam njohur dhe ndjekur nga afër për vite me radhë dhe për të cilin njoh kompleksitetin e jashtëzakonshëm. Por kandidimi i fëmijëve të Gazës për çmimin Nobel për Paqen do të thotë të duash të njohësh heroizmin dhe shpesh, për fat të keq, edhe sakrificën e këtyre martirëve të vegjël që vuajnë çdo ditë një luftë ndaj së cilës janë, pa dyshim, të vetmit të pafajshëm".

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir A: 20/07/2025 19:56

    (Komentuesit te mesiperm) Ilir,ke shume te drejte ! Pak dite me pare,Tiranen e vizitoi nje Minister Izraelit dhe na u publikua edhe nje foto (shume te qeshur) e atij Ministri dhe Ftuesit Ministrit Blendi Gonxhe !? Ishte po ky minister (ministri),qe pak jave me pare,organizoi Javen e Kultures Izraelite ne Tirane,e cila per Ironine e Hidhur,u cel ne Teatrin e Kukullave..... nderkohe qe deri tani,jane vrare dhe masakruar 17 mije femije te moshes 0-17 vjec dhe mbi 18 mije gra (shifrat e publikuara te viktimave,lehtesisht te verifikueshme,ne total jane afro 60 mije) !! Besoj jeni njohur me faktin qe Slovenia ka shpallur non Grata dy ministra Izraelite,ate te Financave dhe te Sigurise Kombetare.Nderkohe prej shume kohesh asnje shtet i BE'se nuk pret qeveritare te atij vendi ! Qeveria tone duhet te reflektoje seriozisht ! Shume humane qe Raport TV dhe Shqiptarja.com i bashkohen nisiatives ne fjale ! Ilir A

    Përgjigju
  • Iliri: 20/07/2025 17:30

    Pervec kesaj shteti jone duhet te nderprese cdo maredhenie diplomatike me shtetin terrorist cifut dhe kjo duhet te ndodhe sa me pare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?