Monika Kryemadhi dhe Ada Demiri, e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri i arrestuar nga SPAK

Fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që duan të bëhen deputetë, Kryemadhi piketon edhe vajzën e të arrestuarit nga SPAK

17 Shkurt 2021, 16:50| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 16:58

  • Share

Fëmijët e të paktën pesë ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve do të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, për t’u bërë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. Disa ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u shfaq në shtëpinë e Ada Demirit, në zonën e Qytetit Studenti në Tiranë, ku e prezantoi si kandidate për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Dua ta falënderoj Adën, e cila pranoi që të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Kryemadhi.

Kandidatja e LSI-së është e bija e ish-prokurorit Skënder Demiri, i cili u arrestua në shtator të 2020 sa bashku me gjyqtaren Mimoza Margjeka, me urdhër të SPAK, për një rast të dyshuar korrupsioni në drejtësi. Demiri u la më pas në arrest shtëpie.

Në janar të këtij viti, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, prezantoi Aldi Fushën si kandidat për deputet të LSI-së në njësinë numër 2 në Tiranë. Aldi Fusha është djali i ish-kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fusha, i cili u largua nga drejtësia në shkurt të vitit 2019 nga frika e Vetingut, sapo Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dërgoi dosjen e verifikimit dhe i kërkoi të justifikonte pasurinë. Në këto zgjedhje, po kandidon për deputete nën siglën e subjektin politik “Nisma Thurje” edhe Rudina Hajdari, e bija e gjyqtares Fatmira Hajdari, e cila u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Vetingut, në qershor të vitit 2020.

Zonja Hajdari u shkarkua si gjyqtare e Apelit në Tiranë pasi nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD si dhe për fshehjen e bllokimit të vizës amerikane. Ndërkaq, Çlirim Gjata është konfirmuar si pjesë e pretendentëve të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjata është i biri i ish-gjyqtarit Rustem Gjata, i denoncuar edhe nga At Zef Pllumi për pjesëmarrje në gjyqet e diktaturës. Në vitin 2019, Çlirim Gjata aplikoi për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, duke qenë Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, por më pas u tërhoq nga gara.

Partia Demokratike ka përfshirë në listën e pretendentëve për kandidat për deputetë në Durrës, Enri Çenon, djalin i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i dënuar për korrupsion dhe i shkarkuar nga Vetingu për mashtrim, fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Partia Demokratike tentoi të përfshinte në listë edhe ish-gjyqtarin Gjin Gjoni, por u tërhoq pas një mesazhi të fortë të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Komento

Komente

  • dulja: 18/02/2021 05:18

    ja dhe e harthmja e shqiperise me biografi te kulluare

    Përgjigju
  • Like: 18/02/2021 04:17

    E paska zgjedh surrat kal sic eshte vete

    Përgjigju
  • Like: 18/02/2021 04:12

    mona mendon se do ti shpetoj burgut me keto lavire te reja qe do te bej deputete, mjere Shqiperia ku eshte katandis do ta bej parlamentin injorante si vetja. Keta te gjithe e kan vendin ne burg po me nje kushte qe natet qe do te kalojne atje deri ne fund te jetes ti paguajne me leket qe i kane vjedhur Shqiperise

    Përgjigju
  • Auuuuuuu: 17/02/2021 23:09

    Kto gjona bohen ne shqipni se jena popull budall.Ne vende me popull te qyteterum kto gjona as qe shkohen neper mend.

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 17/02/2021 20:34

    Kuptohet pse afron fëmijë të goditur nga sistemi i drejtësisë. Së pari, për t'i siguruar se janë palë me të ndëshkuarit dhe nëse ata e ndihmojnë Monën të vijë në pushtet ajo do të hakmerret për ta kundër drejtësisë; së dyti, për para, sepse të goditurit nga drejtësia e re janë parellinj të mëdhenj, kanë edhe për vete edhe për Monën.

    Përgjigju
  • Bashkim Gangsteri: 17/02/2021 20:29

    O Tirona a i ke trut në ven spo ti ka ngron miu trut o Tirona. Po kush tha që ka luft klasash o Tiron glasash. Po fmija e hajdutit sikur nuk shkon o Tirona hajvon. Po zaten njerëz si ty jetojn vetëm për njē cop buk o cop mishi me dy sy.

    Përgjigju
  • Hektor: 17/02/2021 19:28

    Me vjen mire qe nje media proqeveritare e pranon se femijet jane trashegimi e prinderve sidomos ne politike. Dhe nuk eshte morale te perzgjedhesh femije me prinder te korruptur apo akuzuar si te tille. Ashtu si dhe nuk ka qene dhe nuk do te jete e moralshme qe femije te nomeklatures komuniste te perzgjidhen per kandidate per deputete apo te qeverisin, sikunder rasti i Kryeministrit aktual. Bravo gazeta, me sinqeritet.

    Përgjigju
  • raul: 17/02/2021 18:53

    Pas Brisida shurreufulles ka filluar grumbullimi i mbetjeve toksike, llumit te shoqerise rreth Sudes se perralles me 5 pika qe eshte ne grahmat e fundit ne politike. Me 25 prill fallxhorja horoskopike leshelike per skrap

    Përgjigju
  • Tirona: 17/02/2021 18:52

    Hajde mona mos pyt njeri se cfare do bejsh se Lufta e Klasave ka vdekur nje here e pergjithmone, promovo te rijnt e te reja se kto jane e ardhmja e ketij vendi

    Përgjigju
  • Rexhep Shkencëtar Bule Leka [ Kasap ]: 17/02/2021 18:18

    O Shqiptar shikoni se sa e pa turp e sa e pa cip është Buçja fshatare monika. Shikoni se çfar mbetjesh toksike nxjer për kandidat fëmijët e hajdutve e njerzve më të koruptuar e më të diskretituar. Aq larg shkon kjo buçe sa tallet me intelektin e Shqiptarve. Po kjo fundërrin do ta mari përgjigjen e merituar në 25 Prill.

    Përgjigju
  • Tironsi: 17/02/2021 18:00

    O BOBO.... SNGELI HAJDUT E PJELL HAJDUTI PA U FUTUR NE LSI... DEGJENERIM TOTAL I POLITIKES... KTA KANE BERE MARVESHJE ME NJERI TJETRIN PS+PD+LSI... QE MOS TE FUSIN NE BURG NJERI TJETRIN.... DERI NE VDEKJE. DHE MBROJTESI I TYRE , EDI RAMA.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 17/02/2021 17:43

    O tej! Asgje nuk ben Leshi i dhise,te Like floririt dhe Monke cozmes,vecse te kandidojne prej rradheve te tyre,te cilet per shkak te "vlerave" te perbashketa te hajduterise,do i qendrojne sic i kane qendruar prinderit e tyre,besnike dyshes kriminale Meta-Monika

    Përgjigju
  • O tej: 17/02/2021 17:09

    Po cfar ben keshtu kjo baxhella Monik?

    Përgjigju
    • Ehuuu: 17/02/2021 17:36

      Kjo e ka ne terezi. E di qe zgjedhjet nuk i fiton e thot po i mar nga nje dore te mire ketyre une. Se keta kan leke te papare. Po ne shqipot vdesim per tu bere cik politikan. Ja kokat me njeri tjetrin do han

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?