Ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, këta fëmijë nuk kanë shkelur asnjëherë në dyert e shkollës. Nuk dinë të shkruajnë. Për të lexuar nuk bëhet fjalë.
“Jam 13 vjeçe. Nuk shkoj në shkollë. Kam dëshirë”.- tha një fëmijë.
“Jam 8 vjeçe. Nuk kam shkuar fare. Nuk di”- u shpreh një tjetër.
'Jam 11 vjeç. Nuk kam shkuar fare në shkollë. Dua të shkoj, por se di fare.'- tha një fëmijë.
Kushtet ekstreme të jetesës, i kanë detyruar familjarët e tyre që këta të vegjël, ti privojnë nga mësimi e kështu ti lënë analfabet.
Anëtarë të komunitetit rom në qytetin e Kukësit, si strehë për ti bërë ballë netëve të ftohta me shi apo borë, kanë baraket e ndërtuara me mushama, apo godinat e ish ndërmarrjeve të privatizuara pas viteve 90 që i kanë marrë me qira. Për ujë dhe energji elektrike nuk bëhet fjalë.
“Ne si burra dalim dhe lypin me hëngër një kafshatë bukë. Ujë nuk ka, banjo nuk ka. Edhe qeni që është qen e ka nxjerr kafshatën vetë. Absolutisht nuk ka shkollë këtu. Duan çanta, libra, ku ti marrim ne ato sene. Nuk kemi kushte. Me qira jetojmë këtu. Të katandisur krejt”.- tha një anëtra i komunitetit rom.
Më të rriturit thonë se në këto kushte, ku edhe bukën e sigurojnë me mund.
“Kam 6 fëmijë. As në shkollë, asnjë lloj gjëje. Fëmija i madh 13 vjeç. Marrim asistencë sociale. Nuk ka as ujë, asgjë. Duhet ti lajmë fëmijët. Si ti çojmë fëmijët në shkollë kështu. Me ndihmë sociale ushqehemi, me çfarë të na falin njerëzit. Nuk kemi kushte që ti çojmë në shkollë. Jemi 7 familje me fëmijë. Të më japin një shtëpi të paktën se këtu jemi katastrofë. Nuk ka as banjë, as drita këtu, as ujë. Si ti pastrojmë fëmijët këtu”, tha një grua.
Përballë pa mundësisë dhe mungesës së një pune, e vetmja shpresë që kjo situatë e tyre e rëndë të ndryshoje, ata shohin njerëzit zemër mirë dhe lutjen tek zoti.
Në Kukës jetojnë disa familje të komuniteti Rom, por duke qenë sa ata janë gjithmonë në lëvizje, asnjëherë nuk ka një shifër të saktë.
Shteti ka qene gjithemone,por kjo eshte menyra e jeteses qe kane zgjedhur.Po te tregoj nje rast nga koha e Xhaxhit.Halla ime banonte ne Korce dhe i duhej te ndante apt.me nje familje tjeter.Keto jane gjera te pakonceptueshme sot, raste te rralla,por kane ndodhur vertet dhe familja ime e ndau apt.e saj me nje familje tjeter gjate viteve 50-60'ne Tirane.Ashtu ishin kohet e kushtet atehere.Qe te mos dal shume nga tema,ndersa halla ime ndante apt.me familjen tjeter,siper saj Xhaxhi ja kishte dhene nje apt.te tere nje familje rome nga qe ishin e madhe ne numer.Dimrit rinin aty,por sa fillonte te ngrohej pak koha e kycnin dhe merrnin rruget sic e kane tradite.Nuk besoj se shkonin ne shkolle,apo pune dhe nese punonin,zakonisht merreshin me tregeti te dores se dyte,apo cikerimash ose lypnin,ose ishin hamalle dhe banesa perbente kushtet minimale qe ofronte shteti.Tani me thuaj, ka qene mungese shteti kjo,apo tradite kulturore etnike dhe mungese vullneti nga kjo lloj popullate per te mos u adaptuar?!
PërgjigjuKu je o shtet !
Përgjigju