Në prill të vitit 2021, Ilir Meta paraqiti në Presidencë 'biznesmenin' Erion Mane, i cili denoncoi Blendi Gonxhen, asokohe drejtor i DPSHTRR-së, duke e akuzuar se i kanë vënë gjoba në mënyrë të padrejtë. Ai tregoi disa komunikime me Gonxhen. Pas kësaj, Mane denoncoi se i kishin ardhur mesazhe nga patronazhistët, ku i tregonin të dhënat e familjarëve të tij dhe të biznesit që ai zotëronte. "Je në besën time. Çdo gjë që të ndodh ty, do ta kem me bablokun e rilindjes. Sot do t’i vë një nga shoqëruesit e mi t'a survejojë”, tha Meta. Edhe pse nën mbrojtjen e Metës, Mane tha se do të kërkonte azil politik pasi nuk ndihej i sigurt.
Po çfarë ndodhi me biznesmenin e madh që Meta e ekspozoi në Presidencë si shembull i veprimit të patronazhistëve të PS-së?
Në 7 janar të vitit 2025, Erion Mane themelon kompaninë e shit-blerjes së pronave dhe udhëtimeve HUNTZ shpk, bashkë me dy fëmijët e Ilir Metës, Besar dhe Bora Metaj, të cilët prej dy vitesh janë kthyer nga Anglia në Shqipëri, duke i hyrë biznesit të ndërmjetësimit të shitjes së pasurive të paluajtshme. Është një rrugë e ndjekur më herët nga fëmijët e Sali Berishës, Shkëlzeni dhe Argita, të cilët si sekserë të ligjëruar kanë deklaruar qindra mijëra euro fitime, në disa raste falë kontratave të majme me biznesmenë që kanë përfituar koncensione nga babai i tyre kur ishte kryeministër.
Kapitali i kompanisë, në të cilën Erion Mane, Besar Metaj dhe Bora Metaj kanë aksione të barabarta, është 100 mijë lekë. Zyrat e kompanisë janë deklaruar me adresë në Mzez, zona kadastrale 2679, me numër pasurie 440/418. Adresa e kompanisë përkon me lokacionin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat figurojnë në emrin e zonjës Fatime Kryemadhi, e cila është gjyshja e aksionerëve Besar dhe Bora Metaj.
Fatime Kryemadhe, me vetëm 8316 lekë pension, ka në emrin e saj pasuri me vlerë qindra mijëra euro, disa nga të cilat janë sekuestruar nga SPAK si produkt i pastrimit të parave të korrupsionit të të bijës Monika Kryemadhi dhe ish dhëndrit Ilir Meta, i cili ndodhet në burgun 313 që nga 21 tetori 2024 si dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas dosjes së SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon me të ardhura të ligjshme 846,000 euro të investuara në pasuri të paluajtshme.
Teksa SPAK po avanconte me hetimet ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit, në 13 nëntor 2023, Besar dhe Bora Metaj themeluan kompaninë e pasurive të paluajtshme Hazaar shpk, me kapital 100 mijë lekë.
Investigimet serioze mediatike dhe dosjet e SPAK kanë treguar se kompani të tilla përdoren shpesh për pastrim parash, mbulim të pasurive të paluajtshme si dhe për zbatimin e skemave korruptive, siç është rasti për shëmbull kur Ismail Mulleti, në vitin 2008, i dha kompanisë së ndërmjetësimit të Shkëlzen Berishës 350 mijë euro për t'i 'gjetur' disa prona në Durrës me qëllim blerjen e tyre, ndërsa më pas Sali Berisha si kryeministër, përmes Ridvan Bodes, i dha Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, me një marzh fitimi 1.2 milionë euro në vit, apo rasti i Jamarbër Malltezit, i cili kishte kamufluar me kompanitë e tij rreth 60 pasuri të paluajtshme me vlerë dhjetëra milionë euro, një pjesë të të cilave të sekuestruara nga SPAK-u./Marrë nga profili në Facebook i Adriatik Doçit
Komente

gjygji ketij spurdhjaku hajdut shekullor familjarisht duhet ti behet i hapur ne popull
Përgjigju