Fëmijët duke realizuar punimet e tyre

Politikë

Fëmijët e Vlorës kontribuojnë për ‘Shtëpinë e Evropës’, Rama ndan pamjet: Më 16 Maj, mblidhen në Tiranë udhëheqësit e kontinentit

28 Prill, 08:02| Përditesimi: 28 Prill, 10:19

  • Share

Për ndërtimin e “Shtëpisë së Evropës” në Tiranë, e cila do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj, do të kontribuojnë edhe fëmijët nga Vlora. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me disa momente teksa fëmijët realizojnë punimet e tyre. 

I pranishëm është edhe kreu i qeverisë, i cili shprehet: “Shumë faleminderit. Keni bërë një punë fantastike dhe meritoni një duartrokitje të madhe për këtë punë të bukur që keni bërë.” 

Krahas videos, Rama ka shkruar: 

“Mirëmëngjes dhe me kontributet e fëmijëve në Vlorë për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian, ju uroj një ditë të mbarë".

Samiti i Komunitetit Politik Evropian është një ngjarje historike që pritet të mbledhë në Tiranë liderët e vendeve evropiane.

 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?