Kultura

Fëmijët e zhdukur në luftë, monodrama ‘Engjëjt’ ngjitet në Teatrin e Korçës

8 Qershor, 16:11| Përditesimi: 8 Qershor, 16:17

  • Share

Në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë u shfaq monodrama “Engjëjt”, një vepër që trajton dramën njerëzore të fëmijëve të zhdukur në vendet e përfshira ne konflikt.

Një nënë, që endet në ankth për fatin e fëmijës së saj të humbur, është personazhi i vetëm që përshkon gjithë rrëfimin skenik, i përcjellë me ndjeshmëri dhe profesionalizëm nga aktorja Vefi Redhi.

Odise Plaku e ka shkruar këtë vepër në vitin 2015, por ka marrë aktualitet të ri në dritën e zhvillimeve tragjike në Gaza dhe Ukrainë. Autori thekson se “Engjëjt” është më shumë se një pjesë skenike, është një thirrje për reflektim.

Për regjisorin, Naser Shatrolli, realizimi i kësaj monodrame është një akt kujtese për vuajtjet e popujve në konflikt. Shatrollo vetë ka qenë dëshmitar i ngjarjeve në Kosovë dhe vepra i është rikthyer si përvojë emocionale dhe profesionale.

Ndërsa aktori Guri Koço, i cili ishte pjesë e publikut në salle nuk ka hezituar të kritikojë qytetarët për mungesën e interesit, për vepra të tilla që kërkojnë reflektim e ndjeshmëri shoqërore.

Monodrama "Engjëjt", fituese e disa çmimeve ne festivale do te vazhdojë rrugëtimin në teatro te tjera te vendit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?