Fëmijët i janë rikthyer parkut të lodrave.
Një ditë pas denoncimit të Report Tv për lyerjen e një prej këndeve të lodrave me graso në zonën e njohur si Ish-parku i autobuzeve në kryeqytet, parku u kthye në normalitet.
Pas lajmit të publikuar në Report Tv, ishin punonjësit e bashkisë që morën masa për pastrimin e lojërave.
Këto janë pamjet që të ofronte këtë pasdite parku i lodrave në rrugën 'Frosina Plaku' në Tiranë, fëmijë që lozin e prindër dhe gjyshër që i shoqërojnë.
Komento