Çifti i moshuar i lënë në rrugë nga fëmijët

Sociale

Fëmijët i nxorën në mes të katër rrugëve, MSH sistemon çiftin e moshuar korçar

29 Qershor 2018, 15:00| Përditesimi: 29 Qershor 2018, 15:10

  • Share

Pas bërjes publike në media të rastit të çiftit të të moshuarve L.M dhe F.M nga Korça, të cilët u nxorën jashtë shtëpisë nga fëmijët dhe mbetën në rrugë të pastrehë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka sistemuar brenda ditës, me procedurë të përshpejtuar të moshuarit e braktisur në qendrën Polivalente në Poliçan.

Ministria bën me dije se duke e konsideruar si emergjencë këtë rast, nëpërmjet strukturave të shërbimit social shtetëror, ka bërë të mundur sistemimin e çiftit të të moshuarve në Poliçan.

Ndërkohë, MSH sqaron se po kryhen procedurat për plotësimin e dokumentacionit për vendosjen përfundimtare në institucionet publike rezidenciale të dy të moshuarve.

Ministrja Manastirliu shprehu angazhimin për përfundimin sa më të shpejtë të procedurave, ndërkohë që të moshuarit janë strehuar menjëherë në qendrën publike të Poliçanit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?