Fëmijët kanë nevojë për transplant veshkash, babai: Më ndihmoni t'i shpëtoj (VIDEO)

5 Tetor 2020, 20:07| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 20:35

  • Share

Lulzim Miraka nga Gramshi babi i dy fëmijëve 13 dhe 15 vjeç kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore që ti kurojë fëmijët e tij të cilët mund të shërohen vetëm nëpërmjet një transplanti të veshkave. Ai bashkë më fëmijët enden dyerve të spitalit të pediatrisë në QSUT prej 9 muajsh.    

Por historia  dhe kalvari në spitale i kësaj familje nga Gramshi ka nisur rreth 9 muaj më parë. Dy fëmijët e vegjël, Endrina 13-vjec dhe Emanueli 15 vjeç kanë probleme me veshkat dhe kanë nevojë për transplant.

Që në fillim, nga 8 janari vajzës i bëra disa analiza dhe atje e zbulova. Për djalin nuk ashtu fare, kërkuan analiza gjenetike se ngulte këmbë doktori thonte është gjenetike, është e lindur. Ngulja këmbë që nuk kemi njeri në fis apo soj. Edhe çuni kishte vlera të larta të veshkave por as gjysmat e vajzës. Nëse rri në spital më duhet ti bëj transplant.” – u shpreh Lulzim Miraka.

Ai na rrëfeu se pati një takim me përfaqësues në kryeministri të cilët i thanë se çështja do të shqyrtohet.

Me përfaqësuesen e kryeministrisë e qava të gjithë hallin tim, i tregova të gjithë kronikën e ngjarjeve që më kanë ndodhur atje. Më dha shpresë që do ta zgjidhim këtë problem, do interesohen atje për të gjithë problemet e mia.” – u shpreh Lulzim Miraka.

Lulëzimi tregon për Report Tv se u ka qëndruar pranë fëmijëve në cdo cast për 9 muaj rresht.

E kam bërë spitalin shtëpi, kam 9 muaj rresht që i qëndroj pranë fëmijëve. Edhe govatë për të larë fëmijët, po i laj me ujë të ftohtë nëpër banjo, po i lutem për një kovë ujë të ngrohtë”. – u shpreh Lulzim Miraka.

Fëmijët janë trajtuar në spital me dializë, por sipas babait nuk po marrin një zgjidhje nga sistemi shëndetësor, ndaj ai apelon per ndihmë.

“I lutem kryeministrit, i lutem presidentit janë fëmijë, ashtu sikur kanë fëmijë vetë. Nëse këtu nuk i bëkan asnjë gjë të më ndihmojnë. Po i lutem çdo lloj personi që më ndihmon, edhe ambasadës e kush më dëgjon. Të më mundësojnë ti kuroj fëmijët e mi në vendin e tyre, ku do të shkoj unë. Unë them që do të më ndihmojnë sido të jetë unë them do më ndihmojnë. E besoj... ” – u shpreh Lulzim Miraka.

Report tv u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë se çfarë po bëhet me këtë familje të cilët na thanë se kjo çështje po ndiqet nga drejtoria e QSUT.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se transplanti ofrohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, jo në QSUT por në spitale private.

“Më ndihmoni...”

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2020 00:56

    Edhe babai im ,gjate viteve te fundit te jetes se tij ,iu desh te perdorte dializen,por ai ishte 77 vjec dhe veshkat iu demtuan nga diabeti II.Te vjen keq per femije kaq te vegjel me dialize.Nje gje do rekomandoja:prinderit duhet te shikojne se mos ata vete, ose ndonje I aferm mund te dhuroje ndonje veshke.Me pare duhet te kontrollojne ne se veshkat jane ne rregull,ne se pershtaten,dhe nese trupi I femijeve I pranon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?