'Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!' Qeveria e Australisë çon pr/ligjin në Kuvend

21 Nëntor, 10:38| Përditesimi: 21 Nëntor, 11:07

  • Share

Australia planifikon të testojë fillimisht një sistem verifikimi të moshës që mund të përfshijë të dhëna biometrikë ose identifikim zyrtar e qeveritar për të implementuar një limitim të moshës në mediat sociale.

Këto cilësohen si disa nga kontrollet më të ashpra të vendosura nga çdo vend deri më sot. Propozimet janë kufiri më i lartë i moshës i vendosur nga çdo vend. Sipas projektligjit në këtë rast prindërit nuk mund të bëjnë asgjë dhe do të mbyllen pa asnjë përjashtim edhe llogaritë ekzistuese të atyre 16 vjec ose më të vegjël në facebook, Instagram, tiktok, X apo snapchat. Ministrja për komunikimet në Australi Michelle Rowland tha se platformat e rrjeteve sociale duhet të tregojnë se kanë përgjegjësi sociale të cilën duhet ta kthejnë pas tek përdoruesit.

Mediat sociale kanë një përgjegjësi sociale. Ne e dimë se ata mund dhe duhet të bëjnë më mirë për të adresuar dëmet në platformat e tyre, ndaj ne po bëjmë ndryshime të mëdha për t'i bërë platformat të japin llogari për sigurinë e përdoruesve. Ky projektligj parashikon gjoba të forta për shkeljen e detyrimit të moshës minimale, deri në 32 milionë dollarë për organet e korporatave, tha Michelle Rowland

Reuters thotë se një numër vendesh tashmë janë zotuar të frenojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët përmes legjislacionit, por politika e Australisë është një nga më të rreptat. Franca vitin e kaluar propozoi një ndalim të mediave sociale për ata nën 15 vjeç, por përdoruesit mundën ta shmangnin ndalimin me pëlqimin e prindërve. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar për dekada nga kompanitë e teknologjisë që të kërkojnë pëlqimin e prindërve për të hyrë në të dhënat e fëmijëve nën 13 vjeç.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ideal: 21/11/2024 14:25

    Cdo rrjet social duhet mbyll nen moshen16 vjec , kurse Youtobe vetem 1 ore akses per video shkencore apo filtra te tjera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?