Edi Rama

Politikë

'Fëmijët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti janë rrugëve', qytetarët kritika për strehimin e afganëve! Rama: Gjendja në vend s’ka qenë më mirë se sot

29 Gusht 2021, 10:21| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 15:03

  • Share

Strehimi i afganëve në vendin tonë, nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa qytetarë kanë zgjedhur që kritikat t'ia bëjnë direkt kryeministrit Edi Rama nëpër komente në rrjetet sociale.

Disa qytetarëve Rama ka zgjedhur që t'u replikojë dhe njëri prej tyre ka shkruar se është turp që shumë fëmijë që kanë mbetur jashtë nga tërmeti janë pa shtëpi, ndërsa të ardhurit nga Afganistani ai po i akomodon në hotele e po u bën dhurata. Rama shkruan se shumica e shqiptarëve nuk e kanë harruar, se ishin fiks siç janë ata sot kur zbritën në Itali 30 vite më parë.

"Cilët fëmijë kanë mbetur pa shtepi rrugëve nga tërmeti di të më tregosh ndonjë të vetëm qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj sic ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare! Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote", shkruan Rama.

Komenteve të tjera që thonë se gjendja e vendit tonë nuk është në atë pikë sa të mendojë të strehojë të huaj, Rama u përgjigjet duke thënë se gjendja është më e mirë se asnjëherë dhe do vazhdojë të bëhet më mirë. Me 182 personat e mbërritur sot e çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani. 

Replikat e Edi Ramës me komentuesit:

Koment 1:

Komentuesja: Eee ti mire ben qe i ndihmon por ne fund edhe këta do ikin me vrap keshtu siç po vete gjendja ne vend

Edi Rama: Niko Nikos gjendja ne vend s'ka qene asnjehere me e mire se sot dhe do behet me e mire vetem me pune e me durim! Te pershendes

Komentuesja: Edi Rama mir e ke ti po s’ka punë per popullin

Edi Rama: Silvana Myftari po gjithe ato eksporte bujqesore, gjithe ato hotele, restorante e sherbime te tjera, gjithe ato ndertime e me radhe te tjera e te tjera kush i ben?

Koment 3:

Komentuesja: Edi Rama ti po shifshe andrra me sy qel bre bac.. e tradhtove popullin e kosoves u bashkove me armikun serbin... turp te kesh

Edi Rama: Jeni bere shume aq shume bajat me keto perralla me tradhetare e me armiq, sa qe realisht te keputet shpirti kur mendon se i besoni vertete ketyre marrezive!

Koment 4:

Komentuesi: Ca është ky turp, femijet qe ngelen pa shtepi nga termeti ngelen rrugve edhe keta mire qe i cuat ne hotele po i beni edhe dhurata ….

Edi Rama: Cilët femije kane mbetur pa shtepi rrugeve nga termeti di te me tregosh ndonje te vetem qe te kujdesemi menjehere edhe per te? Dhe keta femije qe ti u permend dhuratat, jane fiks njesoj sic ishin ata qe sot jane bere burra kur zbriten nga anijet ne Itali 30 vjet me pare! Nese disa e kane harruar dhe u duket se kane qene gjithnje keshtu si jane sot, une dhe shumica derrmuese e shqiptareve nuk e kemi harruar e nuk do ta harrojme kurre, sepse kush harron nga vjen nuk e di me fare se per ku eshte nisur thoshte nje burre i madh i kesaj bote!

Komento

Komente

  • Shaqo: 29/08/2021 15:50

    Keta lomentues i perkasin pjeses se llumit shqiptar. Ka e do te kete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?