Kronikë

Fëmijët surprizojnë të burgosurit e Fierit, rikthehen në skenë parodistët e Vlorës (VIDEO)

1 Qershor 2019, 22:19| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 22:26

  • Share

Të burgosurit e Fierit kanë pasur një vizitë të veçantë këtë 1 Qershor. Në ditën e tyre fëmijët kanë argëtuar prindërit që vuajnë dënimin në burgun e Fierit, ku kanë qenë të pranishëm edhe zv/drejtori i përgjithshëm i burgjeve Femi Sufaj, drejtori i këtij institucioni Arjan Hasani, deputetë dhe përfaqësues të fesë.

Fëmijët kanë kërcyer e kënduar, por dhe vetë të burgosurit që kanë ngritur një grup folklorik. Brenda burgut vizitorët së bashku me familjarët  kanë parë me interes pikturat e realizuara nga vetë të burgosurit.

Por atmosferën  e bënë më të ngrohtë edhe parodistët vlonjatë. Agron Hamo dhe Afrim Agalliu u rikthyen në skenë dy ditë pasi shoku i tyre Muhamet Liko ndërroi jetë në Itali si pasojë e një ataku kardiak. Homazhet pritet të zhvillohen në fillim të javës kur pritet të mbërrije edhe trupi i pajetë.
1559420447_1559420139parodistetevlores.jpg

Në skenë dy parodistët e Vlorës Agron Hamo dhe Afrim Agalliu

Komento

Komente

  • Fieri: 01/06/2019 23:59

    Bravo shum edukative kulturore .. ky eshte drejtimi i europes dhe duhet te ket edhe me shum edicione ne burg kaq te mbrekullushem bravo..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?