TIRANË- Ndonëse dyshohet si i vrarë në Siri, Shkëlzen Dumani është një nga të skeduarit e Operacionit Forca e Ligjit. Në regjistrat e Policisë së Shtetit ai figuron i zhdukur ndërsa dyshimet janë se ai ka mbetur i vrarë në Siri në vitin 2014. 6 vite më vonë i dërgohet letër për të deklaruar pasurinë.
Dy fëmijët e të ndjerit, vajza 14 vjeçare Eva dhe djali Endrit 11 vjeç ndodhen ende në Siri, në kampin me çadra të "Al Hol". Ata bëjnë apel vazhdimisht për kthimin në Shqipëri. Kohë më parë gjatë këtij viti, atje ndërroi jetë edhe gjyshja e tyre, Mendie Dumani ( e ëma e Shkëlzenit) e cila kishte shkuar për t’i marrë, por që nuk mundi të kthehej.
Vajza bëri një apel edhe pak ditë më parë që riktheheshin pranë të afërmve të tyre.
Kjo eshte direktiva e vete kryepolicit Lleshaj. Ai do te sekuesteoje pronat e ketyre fakir fukarenjeve injorante dhe ne hall te madh. Ta shkruaje ne VC per arritje ne luften kunder terrorpordhizmit.
Përgjigju