Fëmijët të pambrojtur në internet! 15 mijë profile në Shqipëri u raportuan në 2022 me përmbajtje dhune seksuale e bullizmi

7 Tetor 2023, 15:36| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 15:48

  • Share

TIRANE - Të miturit ndodhen gjithmonë e më të ekspozuar dhe të pambrojtur ndaj formave të dhunës përmes internetit. Sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë në Internet të paktën 15 mijë profile në Shqipëri u raportuan gjatë vitit 2022 si faqe që shpërndajnë materiale të dhunës seksuale apo bullizmit ndaj fëmijëve.

Çdo sekondë, të paktën 2 imazhe me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, shpërndahen në internet, por nuk duhet të harrojmë se pas çdo imazhi nuk duhet harruar që qëndron një fëmijë. Sipas Raportit Kombëtar për Sigurinë në Internet të paktën 15 mijë profile dhe faqe në Shqipëri u raportuan gjatë vitit 2022 si faqe/ profile që përmbajnë materiale të tilla.

Ndërkohë të gjitha vendet evropiane janë duke marrë masa drastike për të mbrojtur fëmijët nga dhuna dhe shfrytëzimin seksual në internet, autoritetet shqiptare, por edhe prindërit duket se janë të pandërgjegjësuar.

“Këtë e ka treguar edhe koha edhe jeta, po ndodhin dhe vdekje duke parë gjëra të tilla. Të jenë më të interesuar për të parë diçka më të bukur të dalin në natyrë sesa të merren me internet", tha një prind.

“Shumë të rrezikuar janë. Plus shohin gjëra shumë të çuditshme në internet”, tha një prind. 

“Unë jam nënë dhe gjyshe. E para nuk i bën mirë për shëndetin dhe e dyta që ai rri non stop para telefonit. Një nënë duhet ta rrisë fëmijën dhe në mëngjes t’i tregoj një përrallë, t’i jap një libër, ta nxjerr në ajër të pastër dhe ta nxjerr në jetë kolektive”, shprehet një prind. 

Të dhënat tregojnë se  gjatë vitit 2022, 40% e këtyre materialeve tregojnë se është përfshirë një fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Pranë Linjës kombëtare për Internet të Sigurt Për Fëmijët dhe platformës i sigurt.al

çdo ditë raportohen të paktën 2-3 kërkesa për mbyllje faqesh apo profilesh në gjuhën shqipe me përmbajtje të bullizmit ekstrem apo dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?