Fëmijëve te shtëpia 'Zyber Hallulli' nuk u jepet kuota ushqimore e miratuar, Zhupa: Tronditëse! Meta: Po vënë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë

3 Tetor 2022, 12:06| Përditesimi: 4 Tetor 2022, 06:57

  • Share

Kontrolli i Lartë i shtetit publikoi një raport në të cilën thuhej se nga stafi i Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë, nuk është zbatuar niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të ushqimeve, duke mos garantuar në këtë mënyrë normat kutike normale për fëmijët.

Para Shtëpisë “Zyber Hallulli”, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha se ky raport tregon se qeveria ka dështuar, teksa nënvizoi se  Ministria e Çështjeve Sociale dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegjësi shtetërore ka dështuar.

“Nga ana tjetër KLSH parashikon që ky institucion është një institucion që nuk i zbaton rregullat e miratuara nga vetë shteti. Kemi dështuar të gjithë si shtet. Ka dështuar qeveria, ka dështuar ministria e çështjeve sociale. Ka dështuar gjithë zinxhiri i kontrollit që duhet të garantonte një përgjegjësi shtetërore siç është mirëqenia e këtyre fëmijëve që është detyrë e shtetit.

Partia Demokratike e ka për detyrë, e ka për përgjegjësi dhe e ndjen që duhet të bëjë gjithçka në këtë drejtim për të arritur të drejtën në vend, por për të vënë para përgjegjësive ata që janë shkaktarët e kësaj situatë sot. Që nga ministrja e çështjeve sociale e deri tek edukatorja e fundit që mund të jetë përgjegjëse në këtë sistem të kalbur të keq administrimit të institucioneve rezidenciale publike ku janë fëmijët jetim sot...Kjo është një situatë nuk do ta lemë që të kalojë si një lajm i ditës. Është tronditëse dhe për në do të jetë çështje në rend të parë të ditës, të aktivitetit tonë parlamentar dhe publik..”, u shpreh  Zhupa.

Një reagim pati dhe nga Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili ka thotë se mbështetet reagimin e Partisë Demokratike, teksa  thotë se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

“Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.  Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë. Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni.”, shkruan Meta në Facebok.

Postimi i Ilir Metës

Report Tv tentoi të lidhet nëpërmjet një interviste apo bisedë telefonike dhe me drejtuesen e këtij institucioni për të dhënë një sqarim, por nuk pati një përgjigje. Përgjigjen e vonuar e dhanë me një reagim në rrjetet sociale përmes Shërbimit Social Shtetëror duke theksuar se fëmijëve nuk u është cenuar sasia, cilësia dhe kaloritë ditore ushqimore.

Sipas KLSH-së duke u nisur nga grup moshat 6-18 vjeç, kosto ditore për ushqimet te “Zyber Hallulli”, është rreth 200 lekë më pak për secilin fëmijë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?